Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një grabitje në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Muharrem Fejza”. Një person ka raportuar në polici se një tjetër i dyshuar nën kërcënimin e armës ia ka grabitur 700 euro. Viktima ka raportuar se e njeh atë person, ndërkaq policia është duke e hetuar rastin.