• Latest
  • Trending
  • All

51% e qytetarëve: Policia është e korruptuar, të parët janë Rrugorët

29/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

51% e qytetarëve: Policia është e korruptuar, të parët janë Rrugorët

29/09/2014
in Aktualitet, Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Një anketim i realizuar në shkallë vendi tregon se policia shqiptare është e korruptuar deri në masën mbi 51 për qind. Studimi i kryer nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) u prezantua këto ditë dhe jep shifra mbi mënyrën e perceptimit të korrupsionit në radhët e uniformave blu. Sondazhi i realizuar për herë të parë ka mbledhur anketimet jo vetëm të qytetarëve, por edhe të vetë punonjësve të policisë, duke krijuar kështu një panoramë mbi nivelin e korrupsionit në uniformat blu. Nga 1100 të intervistuar, 51 për qind e tyre mendojnë se policia është e korruptuar, duke e vlerësuar ‘konsiderueshëm si serioz’; 25% e të anketuarve e cilësojnë si jo në nivele serioze; 16% si rast të izoluar, ndërsa 1% mendojnë se nuk ekziston. Ndërsa vetë policët mendojnë se në masën 12.3% që korrupsioni brenda radhëve të tyre vlerësohet ‘konsiderueshëm si serioz’; 32.6% si ‘jo në nivele serioze’. Ndërsa 37.1% mendon se korrupsioni ndodh në ‘raste të izoluara’.

Policia rrugore

Sipas këtij anketimi të IDM-së, të realizuar me mbështetjen e ambasadës holandeze, nxjerr si më të korruptuar policinë rrugore. Ky sektor ka shkallën më të lartë të korruptimit sipas perceptimit si nga qytetarët ashtu dhe nga uniformat blu. Nga niveli 1 (nuk ekziston) dhe 5 (shumë i përhapur), qytetarët e rendisin në shkallën 4.1, ndërsa policët e rendisin në shkallën 2.74. sektori i Antidrogës dhe Trafiqe është në shkallën e dytë për sa i përket perceptimit për nivelin e korrupsionit. Pastaj vijnë antikrimi financiar; kufiri&emigracioni; hetimi&parandalimi i krimit; krimet e rënda; rendi & siguria publike; administrata e DPSH-së dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm. Forma më e raportuar e korrupsionit është ryshfeti dhe se shkak për këtë në përgjithësi është paga e ulët që kanë punonjësit e Policisë së Shtetit që ndikon në “ndotjen” e uniformave blu. Kështu, nga anketimi, 32% e të intervistuarve kanë deklaruar se i është kërkuar ryshfet nga Policia e Shtetit. Ndërsa 36% e punonjësve të policisë janë shprehur se të paktën një herë gjatë ushtrimit të detyrës u është ofruar ryshfet. Gjithashtu, 18% e policëve janë shprehur se kolegu i tyre të paktën një herë ka kërkuar ryshfet.

Faktorët që ndikojnë

Si civilët dhe policët mendojnë se një ndër shkaqet e prezencës së korrupsionit lidhet me nivelin e pagave. Ky faktor bashkon në masë të konsiderueshme në rreth 60% të të intervistuarve. Si shumë përcaktues në luftën ndaj korrupsionit në Policinë e Shtetit shihet dhe ndikimi i politikës; trajnimi i dobët i strukturave të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në faktorët e tjerët lidhet me kulturën e punës në polici dhe me kulturën e korrupsionit në shoqëri.

Denoncimet

Sipas studimit të kryer, 5% e policëve kanë denoncuar eprorin për korrupsion, ndërsa 8% e tyre kanë denoncuar një oficer policie për ryshfet. Shkalla më e lartë e denoncimeve është bërë nga uniformat blu në rastet kur ata janë tentuar që të korruptohen nga qytetarët. Sipas sondazhit, 25% e policëve shprehen se qytetarët kanë tentuar t’i korruptojnë. Ndërsa 5 për qind e qytetarëve deklarojnë se i kanë denoncuar policët për korrupsion. Pra këto shifra tregojnë se përgjithësisht se si qytetarët ashtu dhe vetë punonjësit e policisë nuk janë të prirur të raportojnë apo dhe të denoncojnë tentativat për korrupsion. Ndërsa nuk kanë besim se ky fenomen që rëndon në shoqërinë shqiptare do të luftohet nga partitë politike, gjyqësori apo dhe prokuroria. Sondazhi i IDM-së është kryer përgjatë vitit 2013. Në të janë intervistuar 370 persona nga radhët e policisë, sipas një shpërndarjeje proporcionale në varësi të numrit të punonjësve në komisariate në rang drejtorie. Ndërsa janë 1100 qytetarë të intervistuar, si kampion në nivel kombëtar, mbi bazën e 36 zonave urbane dhe rurale. Rezultat e tyre mësohet se i janë dërguar dhe Ministrisë së Brendshme.

PerceptimiKatër favorizimet që nuk përbëjnë korrupsion 

Sondazhi ka përcaktuar dhe katër shkallët që mund të cilësohen si jo përfshirje në korrupsion. Nga radhët e uniformave blu, 28% e të anketuarve mendojnë se nuk përbën korrupsion manipulimi i provave që kanë si qëllim arrestimin e shpejtë të një personi të dyshuar si i implikuar. Këtë mendim e kanë 9 për qind e qytetarëve të intervistuar. Gjithashtu, dhe pranimi i shërbimeve falas të punonjësve nga shërbimet private, si dhënie kafeje, dreke apo dhe furnizim me karburant. Këtë mendim e ndajnë 24% dhe 18% e policëve dhe civilëve të intervistuar. Gjithashtu këtu përfshihen dhe ndihma që policët japin për të futur dikë pa radhë për të përfituar një shërbim, ose kur jashtë shërbimit shkel rregullat e trafikut rrugor dhe nuk ndëshkohet. Ndërsa 22% e punonjësve të policisë kanë mendimin se zbatohet ‘pak’ ose ‘aspak’ kuadri ligjor për parandalimin e korrupsionit. 17% e policëve mendojnë se kuadri ligjor zbatohet plotësisht. Ndërsa për sa i përket kuadrit ligjor për politikat e hetimit të këtij fenomeni, 44% e qytetarëve mendojnë se ai zbatohet ‘pak’ ose ‘aspak’, 1% e tyre mendon se zbatohet plotësisht, 21% shprehen se ‘zbatohet ‘deri diku’. Ndërsa 57% e policëve mendojnë se politika e hetimit zbatohet ‘deri diku’, e 20% shprehet se ajo zbatohet ‘plotësisht’.

Previous Post

Tetovë,2 persona për 700 denarë therin taksistin

Next Post

Grabitje në tentativë, e moshuara i hoqi maskën grabitësit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Grabitje në tentativë, e moshuara i hoqi maskën grabitësit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.