Shqipëria ka përfunduar misionin e saj të mbështetjes me armë dhe municione të qeverisë së Irakut, në luftë kundër ISIS-it.
Qeveria shqiptare ju bashkua shteteve të cilat do të japin kontribut ndaj Qeverisë Irakiane në luftë kundër terrorizmit.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi sot me anë të një deklarate për shtyp, për të informuar opinionin se, ka përfunduar me sukses operacioni i dërgimit të ndihmës me armë dhe municione në ndihmë të qeverisë së Irakut.
“Shqipëria edhe një herë tjetër dëshmoi se është në krah të mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe paqes”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Sasia e falur e municioneve dhe armeve është mbajtur sekret nga kjo ministri, pasi nuk lejohet publikimi i saj.
















