Presidenti i Republikës Bujar Nishani e quan antikushtetuese nismën e mazhorancës për të shkarkuar dy anëtarët e KLD-së të zgjedhur nga kuvendi.
Në një intervistë për seksionin në shqip të Zërit të Amerikës kreu i shtetit tha se mazhoranca nuk ka patur asnjë shkak për të të ndërmarrë një nismë të tillë, që sipas tij synon të vërë nën kontroll politik sistemin e drejtësisë.
















