Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, duke u fokusuar tek situata politike në vend, ka lëshuar një mesazh të fortë për të gjitha palët, të cilat sipas tij duhet të bashkëpunojnë për përmbushjen e reformave.
Nga Gjinari i Elbasanit, në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të brigadës ‘17 sulmuese’, Meta theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë rrugën e reformave për në Bashkimin Evropian. “Të bashkohemi për të realizuar reformat. Të realizojmë reformat që na çojnë drejt BE. Nevojë për reformat, që Shqipëria të ecë përpara”-tha Meta.
Duke u ndalur tek 70-vjetori i brigadës 17 sulmuese, Meta theksoi se data 26 shtator është një ditë e rëndësishme. “Nder të festojmë këtë datë të rëndësishme. Duke vlerësuar LANÇ, vlerësojmë vendin tonë”-u shpreh Meta.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















