Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me ish të dërguarin e SHBA për Ballkanin, ambasadorin Frank Wisner, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për avancimin e proceseve demokratike.
Presidentja Jahjaga tha se prania e vazhdueshme ushtarake dhe diplomatike amerikane në Kosovë, është me rëndësi për stabilitetin dhe paqen në gjithë rajonin e Evropës Juglindore.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka hyrë në një fazë të rëndësishme të shtetësisë së kur është e domosdoshme të dëshmohet pjekuria politike dhe gatishmëria për të ndërtuar institucionet e vendit me qëllim të përmbushjes së agjendës evropiane dhe thellimit të reformave të brendshme.
Ambasadori Wisner tha se Kosova ka arritur përparime të rëndësishme dhe ajo duhet të vazhdojë avancimin e proceseve demokratike.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















