Linku i misionit të Maqedonisë në Kombet e Bashkuara në faqen zyrtare të OKB-së është sulmuar nga hakerët, shkruan Vest.
Në faqen zyrtare të OKB-së në vend që të jepen të dhëna për Maqedoninë, paraqitet një përmbajtje në gjuhën japonishte. Jozyrtarisht, burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme thonë se një kohë të gjatë faqen e Maqedonisë në OKB askush nuk e ka azhurnuar.
Nga MPJ thonë se do të reagojnë nëpërmjet misionit të tyre në Nju Jork deri te OKB me qëllim që të hiqet kjo përmbajtje.
-Faqja mendohet të jetë sulmuar nga hakerët. Do të intervenojmë që të largohet dhe të kthehet faqja e vjetër, thonë nga Ministria për Punë të Jashtme.















