Shqipëria merr në Kiev presidencën e Komunitetit të Energjisë. Sesioni i 12 u bashkëdrejtua nga zv.presidenti i Komisionit Europian, Gunther Oettinger, Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ministri i Energjisë së Ukrainës, Yuri Prodan, në cilësinë e vendit që mban presidencën e Komunitetit të Energjisë dhe ministri i Energjisë e Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, si vendi që merr presidencën për vitin 2015. Në raportin përfundimtar për zbatimin e reformave në vendet anëtare, që u miratua nga të gjithë anëtarët e komunitetit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian, u vlerësua zgjidhja e konfliktit për çështjen e investimeve me CEZ-in, si një gur themeli për kryerjen e reformave aq të rëndësishme për sektorin e energjisë në Shqipëri. Ministri Gjiknuri paraqiti para të pranishmëve prioritetet e presidencës shqiptare dhe objektivat kryesore. “Sot, më shumë se kurrë, palët kontraktuese duhet të kuptojnë rëndësinë e shfrytëzimit të potencialit të plotë të kuadrit ligjor të Komunitetit të Energjisë, me qëllim reformimin e sektorit të energjisë dhe krijimin e një zone të përbashkët rregullatore me Bashkimin Europian”, u shpreh Gjiknuri. Ministri tha se, e mbështet plotësisht rolin aktiv të Komunitetit të Energjisë në promovimin e tregut të integruar energjetik dhe përpjekjet për zbatimin e paketës së tretë të energjisë. “Zbatimi i paketës së tretë, ndonëse nuk do të jetë diçka e lehtë, është parakusht për një kuadër rregullator dhe koherent, si bazë për një treg të integruar europian të energjisë që siguron konkurrencë efektive dhe fuqizon rolin e konsumatorit”, u shpreh ministri. Gjiknuri insistoi se politikat që garantojnë furnizim të sigurt, konkurrues dhe të qëndrueshëm të energjisë, do të jenë në krye të axhendës. Në këtë linjë, ministri përmendi adaptimin e rregullave të reja për të adresuar sfidat e ardhshme, konkretisht rregulloren mbi sigurinë e furnizimit me gaz, atë për infrastrukturën energjetike, transparencën në tregjet e energjisë dhe direktivën e eficiensës së energjisë. Me kërkesë të ministrit Gjiknuri, u shtua si prioritet për Komunitetin e Energjisë për vitin e ardhshëm korridori i gazit, duke përfshirë projektin e gazsjellësit TAP si lider të këtij korridori.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














