• Latest
  • Trending
  • All

Boll!

21/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 29 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Boll!

21/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Ata mund të jenë deputetë katër-pesë mandate, mund të jenë ministra në secilën përbërje qeveritare, mund të jenë këshilltarë politikë me secilin pushtet, mund të jenë figura publike në çdo periudhë dhe përsëri të mendojnë se nuk e kanë bërë boll.

Zeqirija IBRAHIMI

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Njëra nga detyrat më të vështira të njeriut në jetë është ruajtja e baraspeshës mes teprisë dhe mangësisë, ajo që në popullorçe e quajmë boll. Në traditën tonë gojore ka plot fjalë të urta që e afirmojnë këtë virtyt dhe që në një mënyrë sikur na stimulojmë që të mos e teprojmë. Madje, urtësia popullore ka shkuar deri atje sa të udhëzojë që as e mira të mos teprohet, sepse ndonjëherë edhe të mirat e shumta e prishin baraspeshën. Është një vijë e hollë, që populli është munduar ta ruajë pa ndonjë zbërthim e elaborim akademik. Prandaj nderin më të madh që ia bën njeriu vetes është kur e njeh mirë veten dhe kur di t’i thotë vetes “Boll!”. Nëse njeriu i huq këto dyja, krejt tjetra pastaj është huq. Po i qasemi kësaj teme, sepse në realitetin tonë ndeshemi çdo ditë dhe në çdo anë me njerëz që nuk e dinë se kur është boll, që kujtojnë se ata vazhdimisht përtërihen, rinohen dhe çdo ditë e të re janë më të freskët. Ata mund të jenë deputetë katër-pesë mandate, mund të jenë ministra në secilën përbërje qeveritare, mund të jenë këshilltarë politikë me secilin pushtet, mund të jenë figura publike në çdo periudhë dhe përsëri të mendojnë se nuk e kanë bërë boll. Përveç monotonisë së rëndomtë që ta shkaktojnë ato fytyra, sepse sa herë ta hapësh televizorin ata e kanë okupuar ekranin, ata kanë aq vetëbesim sa fillojnë të mendojnë për veten se po të mes jenë ata, bëhet hataja dhe vdes shqiptaria. Hashim Thaçi në Kosovë ka filluar të mendojë se pa të Kosova mund të vdesë dhe se detyrimisht ai duhet të jetë kryeministër. Njësoj mendojnë edhe këta shokët e Hashimit te ne: edhe ata besojnë se po të mos jenë ata deputetë, ministra, zëvendëskryeministra e drejtorë, për neve nuk do të lindë dielli. Ata kujtojnë se janë të pazëvendësueshëm. Sali Berisha ende nuk e kupton se ka perënduar epoka e tij dhe ai duhet të krijojë hapësirë që të shihet edhe Lul Basha. Siç e mendon veten edhe “pleqësia” e PDK-së, e BDI-së, por edhe e PDSH-së në Maqedoni, ndërsa po kjo frymë i mban edhe shqiptarët e Luginës, edhe shqiptarët e Malit të Zi e gjithkund ku mbin fara jonë. Nëse kjo shprehet me terma të psikiatrisë, sigurisht do të ishte ndonjë mani a fobi, ndërsa në fjalor të politikës ata quhen “njerëz të konsumuar”. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë konsumuar e stërkonsumuar më Musa Xhaferin dhe e dinë se çfarë (s’)mund të ofrojë ai. Në fakt, askush më nuk pret asgjë prej tij. Po ashtu e kanë konsumuar Abdilhaqim Ademin, Fatmir Besimin, Talat Xhaferin, madje është për t’u pyetur se pse liderë duheshka të jenë vetëm Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi: mos ata dy nëna i ka lindur për të qenë liderët tanë dhe ne të gjithë jemi lindur për të qenë shërbëtorë të tyre? Për fat të keq ata që nuk e dinë se kur është boll janë të paskrupullt edhe me arrogancën e prepotencën e tyre. Ata mund të pasurohen sa të duan derisa fqinjët e tyre vazhdojnë të jetojnë në varfëri e skamje të skajshme, ata mund të jetojnë në saraje, ndërsa shqiptarët ta vajtojnë kur bie shi, sepse i mbulojnë ujërat e zeza, ata mund të vozisin makina super të shtrenjta, ndërsa shqiptari jonë të ecë mëhallëve tona nëpër baltën që e kanë shkaktuar rrugët e paasfaltuara, ata mund të bëjnë pushime plazhi edhe dimrit (nëpër vende tropikale), ndërsa shqiptari jonë rri “pranë detit i palarë”. Dhe, përsëri nuk e kanë të qartë se kur është boll. Sa herë që vijnë zgjedhjet, ata përsëri flasin për “misionin e ri”, flasim se si “bashkë ndërtojmë” (mbase mendojnë në ndërtimin e jetës së tyre luksoze), flasin për “interesat madhore të kombit”, flasin për “rëndësinë historike” që kanë fitoret e tyre, flasin për gjithçka, pos për temën se sa të tepërt janë bërë dhe sa nuk e kuptojnë se kur është boll. Nisur nga kjo, që të mos vijë puna të të tërheqin zvarrë ose, nga zyra e liderit, ministrit e deputetit, të shkohet drejt në qelinë e burgut, njeriu duhet t’ia vë vetes një kandar se deri ku është huduti. Secili duhet ta dijë se kur është boll. Prandaj liderët e mëdhenj të botës, veçmas ata të botës perëndimore, ku megjithatë ka njëfarë demokracie, në të shumtën e rasteve janë model i mirë për t’u marrë shembull se kur është boll. Zhak Shiraku e mësoi se është bërë boll dhe sot nuk është më në skenë, Xhorxh Robertsoni e mori vesh se është bërë boll dhe sot nuk është më në skenë. Toni Bleri e mori vesh se është bërë boll dhe sot nuk është më në skenë. Havier Sollana e mori vesh se është bërë boll dhe sot nuk është më në skenë. Helmut Koli legjendar e mori vesh se është bërë boll dhe u tërhoq. Alija Izetbegoviqi e mori vesh se është bërë boll dhe u tërhoq disa vite para vdekjes. Këtë mësim e kanë marrë edhe shumë të tjerë, por jo edhe këta tanët. Natyrisht, këtë mësim nuk e ka marrë as Putini, Lukashenko, Kim Jong Un-i e shumë diktatorë arabë e afrikanë. Siç duket, edhe këtyre tanëve u ka pëlqyer ky modeli i fundit, mbase për shkak të shkollës ideologjike që e kanë trasuar bashkërisht ose për arsye se baballarët e tyre ideologjikë, që nga Stalini, Tito, Zhivkovi, Çaushesku e, sidomos, Enveri, i kanë mësuar se “nuk duhet tradhtuar idealet e revolucionit” dhe se me çdo kusht deri në vdekje duhet të mbeten në pushtet. Prandaj, që të japim shembullin se kur bëhet boll, po ia filloj unë i pari – le të jetë kjo kolumna ime e fundit në këtë cikël shkrimesh për gazetën “Koha”, që kështu të jap shembullin personal se megjithatë mund t’i themi vetes “boll!”. Se ka edhe të tjerë që mund e dinë të shkruajnë, bile shumë më mirë. Le të mbetet shija e mirë mes nesh se të shtunën kemi lexuar diçka që mbase ka qenë e mirë, por që megjithatë diku duhet të jetë BOLL.

Post Views: 56
Previous Post

Me tekstet e shkollës sot, edukohen liderët e së nesërmes

Next Post

Çka pregaditet?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Çka pregaditet?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.