Ekipi shëndetësor i specializuar, 12 ambulanca si dhe çadra me njësi të lëvizshme do të ofrohen për të gjithë të pranishmit që do të jenë nesër pjesë e Meshës së Atit të Shenjtë, Papa Francesku, në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka inspektuar nga afër çadrat ku do të ofrohet shërbim shëndetësor. Gjatë një deklaratë për mediat, Beqaj ofroi garancinë dhe plan-masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë me rastin e vizitës së Papës dhe delegacionin e Papatit, ku në çdo rast do t’u ofrohet shërbimi i specializuar mjekësor.
“Prej dy muajsh kemi nisur punën për të marrë të gjitha masat e nevojshme. Kemi ekip shëndetësor për të garantuar të gjithë nevojën për shërbim shëndetësor të mundshëm për Atin e Shenjtë dhe delegacionin. Dhe Qendrat e Gjakut kanë rezervat e tyre. Prej 3 javësh kemi bërë planet për Spitalin e Traumës dhe QSUT dhe kemi marrë të gjitha masat për mbarëvbajten e situatës. Këtu është një qendër shëndetësore tek qendra mediatike, në shesh, për t’ju dhënën ndihmën qytetarëve. 12 autoambulanca janë në shërbim, një pjesë për delegacionin e Papatit, një pjesë për delegacionin tonë dhe një pjesë për qytetarët.”-kështu u shpreh për mediat Ministri Beqaj.
Ndërkohë, mësohet se përveç stafit mjekësor që do angazhohet për mbarëvajtjen e situatës, pritet që në gatishmëri do jenë dhe shumë vullnetar, të cilat do japin kontributin e tyre për të gjithë të pranishmit që do kenë nevojë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














