Sot rreth orës 17:00 pritet që të mblidhet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili do të diskutojë kërkesën për shkarkimin e nënkryetarit, Elvis Cefa.
Pranë Kryetarit të Kuvendit dje është dorëzuar, nga një grup deputetësh të majtë, kërkesa për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa dhe Lulzim Lelçaj.
Ndërkohë, Meta ka vënë në dijeni Kuvendin, Cefën e Lelçajn për kërkesën e dërguar në Komisionin e Ligjeve.
Në lidhje me kërkesën reagoi edhe nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, i cili shprehet se javën që vjen do të përgjigjet zyrtarisht.
“Respektoj vizitën e Papës, s’dua të tërheq vëmendjen. Do shprehem zyrtarisht javën e ardhshme”, shprehet Cefa.















