Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, operatorët telefonik në vend do të ndërprjesin sinjalin e komunikimit gjatë ditës së djelë në disa zona të kryeqytetit gjatë qendrimit të delegacionit të Papa Franceskut.
Sipas kompanive, ndërprerje sinjali do të ketë në Aeroportin e Rinasit, në Laprakë, në zonën e Yzberishtit, atë të Tiranës së Re, Rrugën e Elbasanit, dhe Qytetin Studenti.
Arësyet e kësaj ndërprerje lidhen me rritjen e masës së sigurisë.















