Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, do t’i japë Papa Françeskut titullin “Qytetar Nderi”, si dhe çelësat e qytetit të Tiranës. Kështu u shpreh nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, gjatë një interviste në “Ora News”. “Përpara fillimit të meshës, kryetari i Bashkisë së Tiranës do t’i japë Atit të Shenjtë titullin “Qytetar Nderi” dhe çelësat e qytetit të Tiranës. Është hera e dytë që zoti Basha i jep çelësat e qytetit të Tiranës një personaliteti. Personaliteti i parë është një italian, Franco Frattini, një ndër politikanët më aktivë në Itali dhe një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. “Për fatin tonë të mirë, tashmë kemi të bëjmë me një personalitet të përmasës botërore, kështu që zoti Basha do të jetë atje, do ta falënderojë që për vizitën e tij të parë në kontinent zgjodhi Tiranën dhe do t’i japë në mënyrë simbolike “çelësat” e qytetit”, – tha Bozdo. Gjithashtu, Bozdo tha se këto punime kanë ardhur me vonesë tek qytetarët, për shkak të bllokimit buxhetit nga mazhoranca. Ndërsa shtoi se zhbllokimi i buxhetit, nuk ka sjellë realizimin e të gjitha projekteve, pasi projekte shumë të rëndësishme për qytetin vazhdojnë të mbeten të bllokuara. “Ka dy ngjarje, një ngjarje që është e rëndësishme për bashkinë e Tiranës dhe që kalon dukshëm rëndësinë kontinentale. Ngjarja e dytë ka lidhje me vizitën e Papës. Në çastin që vizita e Papës u lajmërua dhe u saktësua data dhe protokolli, sigurisht që përshpejtohen të gjitha përgatitjet. Le të themi se për fatin tonë të mire, që Bashkia e Tiranës, kishim përpara kësaj vizite dy vendime gjyqësore, të njëpasnjëshme, të cilat mundësuan zhbllokimin më në fund, – pas një kalvari të gjatë mundimesh, – të buxhetit të bashkisë së Tiranës. Nëse këto vendime gjyqësore nuk do të ishin marrë, atëherë ju siguroj që edhe ky investim që po bëhet sot në sheshin “Nënë Tereza”, do të kishte qenë praktikisht i pamundur. Unë e kuptoj edhe shqetësimin e qytetarëve, bashkia e Tiranës ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me qytetarët, ka shpjeguar çfarë do të thotë bllokimi i buxhetit. Ky është një lajm i mirë për ne, sepse na mundëson që në kohën e mbetur të vitit, të fillojmë të hapim investimet për gjithçka, shkolla, kopshte, rrugë, për të përmirësuar cilësinë e jetës. Nga ana tjetër dua të sqaroj për qytetarët që zhbllokimi i buxhetit nuk do të thotë zhbllokimi i gjithçkaje. Pavarësisht se Gjykata ka vendosur zhbllokimin e buxhetit, tutje vullnetit politik të mazhorancës, projekte të mëdha shumë të rëndësishme, kanë potencialin, për të shndërruar Tiranën në mënyrë rrënjësore, siç është projekti i menaxhimit të mbetjeve; projekti i ndërtimit të terminalit; projekti i tramit; projekti i bulevardit verior. Këto nuk kanë lidhje me buxhetin, për fat të keq, po për vendim politik, vazhdojnë të mbeten të bllokuara”, – u shpreh Bozdo.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














