• Latest
  • Trending
  • All

Hero i heshtur apo i penduar

14/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Hero i heshtur apo i penduar

14/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Nga Kastriot KOTONI  Jemi dashuruar kahershëm me librat e filmat me heronj të heshtur, qysh kur ëndrrat me heronj inteligjent ishin libidosi i çdo moshatari 16 vjeçar në kohën e Luftës së Ftohtë. Por e kemi realitetin në shpinë e përditë njerëz të cilët i ke menduar shpesh me emrin i këtij apo atij deputeti, apo i asaj apo i kësaj partie, i kemi vënë emrin e ri, pragmatist, e padyshim gëzojnë një status të pamerituar në administratën shtetërore e krekosen sikur ata janë qendra e botës në këtë fshatin tonë periferik të Evropës, ku ne çdo ditë ëndërrojmë të jemi. Ata kanë sakrifikuar në çdo kohë, kur fshesa e partive dhe e korrupsionit ishte një rrokadë e pashpresë për çdo njeri të aftë profesionalisht në këtë vend.

Ata kishin rënë në gjumë letargjik si ariu në dimër, e kishin vënë maskën e militantit për hir të interesit madhor, ose siç i quajnë rëndom, agjent të fjetur. Por kohët e heronjve të heshtur me sakrifica sublime me njerëzit e familjes, ose me emrin e koduar dhjetravjeçar, pothuajse nuk janë shumë në modë sot, për arsye të daljes së ndonjë kabllogrami apo hakersave kibernetikë. Ky takëm njerëzish është bërë gangrenë e shoqërisë shqiptare, kudo në administratën tonë shtetërore e është gati e pamundur të identifikosh. Një pastrim administrate nga kjo lloj rrace ka për të qenë kali i betejës për shoqërinë shqiptare. Rreziku i këtij kallëpi njerëzish i jep pasojat në çdo fushë të jetës sonë, e konstaton në avashllëkun tonë, në rrugën për integrimin me partnerët tanë evropianë. Mitingjet e partive në kohë fushatash këta njerëz i kanë ditë ekstremisht të zëna me urdhrin e shefit të rradhës, i cili i vendos përballë gurit të provës me listën e pjesëmarrjes nëpër ahengjet politike. Ata i sheh në rreshtin e parë e më të entuziazmuarit përballë liderit mitingash, për të mos harruar edhe foton selfie me të. Kjo foto lundron më pas në instagrame e rrjete sociale, me ilaritet e histeri, kundër palës kundërshtare në të gjitha forumet shqiptare. Pacipëria e këtyre njerëzve, që sot drejtojnë administratën e re, vjen me fjalët: “Ç’të bënim, ne e dimë se sa të vështir e kishim t’i thoshim derrit dajë.” E kanë sport, apo janë serpent që marrin ngjyrë nga ana e diellit, këta mostra të cilëve nuk u skuqet fytyra dhe i bëjnë njerëzit e tjerë apo kolegët e tyre për budallenj.

Për një deputet rozë kjo kategori njerëzish quhej zona gri, a thua se njerëzit tek zona e kuqe, rozë, apo jeshile i kishte me tapi a kontratë të përjetshme me partinë e saj. Kur reformat pastaj ju besohen këtyre njerëzve të zonës gri, atëhere vete ç’vete, militanti i prerë në besë ulëret i ziu, meritokracia ngec, si tek ai njeriu i cili nuk përtypet dot prej hurmave të pabëra, humbet besimin e ligështohet për një barrë shkollë e doktoraturash a masterash, që tash nuk i hyjnë më në punë. Po pse more qyqarë a barazohet ndershmëria juaj me shërbimet e fëlliqura të këtij takëmi njerzish, të cilët janë bërë shushunjat e shoqërisë shqiptare. A keni ju aq para, apo anë morale sa të përkuleni, se mos ju del e vërtet shprehja se: “Këtu duhen dy palë b….ë, një ta mbash e një ta ndash”. Kur shikon pastaj, se kush të heq e të merr në punë, o zot thotë njeriu po njësoj si tek ajo thënia: “Po ku ta dija unë i shkreti se armiku ishim na”. Tani, ai me votën për rilindjen kish shpresuar më kot. Kur në diktaturë flitej për krijimin e njeriut të ri, e pamë dhe e hoqëm në kurriz kinezërinë shqiptare me revolucionin kulturor, apo kur shtetin e drejtonin mjelëset e lopëve a shoferët, apo komisarët e klasës punëtore drejtonin ushtrinë e të tjerë me turli zanatesh.

Ky hibridi i këtij njeriut prej 24 vjetësh, çfarë emri t’i vemë, se na rri nëpër këmbë e na krekoset si gjeli majë plehut. Të vuash për mendtë e kokës, se nuk je një shtet serioz për të pasur dy njerëz të saktë si për banka, a për gjykata, a prokurori e përpos tyre në ministri, kjo nuk dimë çfarë emri t’i vëmë, axhami shtet a karagjoz shtet. 39 vezirë shqiptarë e gjithë ajo perandori osmane, nuk e kishe për gjë të kishte një bankë të dhënash për qindra administratorë shqiptarë në të gjithë botën. Dolën nëpër botë e panë ç’nuk panë këta sojsëzë. Po ku dreqin vanë, që mësuan, se korrupsioni dhe mediokriteti i paska sjellë gjithë këtë begati perëndimit. Të qash me llahinka këto fenomenet tona. E po si nuk bëhet njëherë mbarë e të kesh dy njerëz që të kopsitin një dosje për së mbari, a ka shkelje apo jo iks ministër apo drejtues dikasteresh në kohën e mazhorancës së kaluar, se edhe humbja e saj nuk u bë për pazar politik, po kish vajtur aty ku s’mbante më. Ta shkruaj shtypi perëndimor, se prokurorinë e drejton opozita, a do të ketë zëdhënës në Shqipëri që ta përgënjeshtrojë? Po ç’të shkruash më për këta njerëz, kur shprehja çfarë pështyn lart e të bie në kokë, është aq aktuale, kur Këshilli Mbikqyrës voton sipas qejfit e lëpin votimin e parë. Kjo histori është e pafund, sepse detashmente mediatike i promovojnë si ideologë a filozofë të rrymave askund të njohura këta gjithologë e sahanlëpirës të pushtetit, kur fakti më kokëfortë i ka çuditur gjithë shqiptarët (Mbyllja e universiteteve private ishte aq selektivë e po aq e pritshme, sa kur do i dalë tymi këtij skandali do ketë ndonjë ngjarje tjetër kalendari politik. A do ketë emra?) Po ja, këto fenomene a nuk mjaftojnë për të thënë, se një njeri i vetëm nuk doli nga hiçi, ai pati përkrahje edhe nga shkrues klientelistë, të cilët e përkrahën.

Po të mos harrojmë, se një bankier diku andej nga Devolli e gjykuan për vjedhje në grup. E kuptoni, se standartet dhe e drejta për gjyqësorin shqiptar është për ca të nënës e ca të njerkës. Për të qenë me këmbë në tokë, druaj se 70 vjetori i çlirimit të vendit, do jetë paradoksalisht një festë e gjithë shqiptarëve të çliruar më 29 nëntor të vitit 1944 e sponsorizuar nga të burgosurit e ditëve që do të vijnë. Dekreti i presidentit për një amnisti të pritshme, do të jetë, heshtja e opozitës për të mos e debatuar më ditën e çlirimit edhe të marrin maksimumin për njeriun të cilin e futën në burg: “Nga një njeri që i do të mirën”. Pendesa si një normë morali, që po gjen terren edhe në penitenciarin shqiptar, do të ishte një ogur i mirë e së paku të shpëtojnë shpirtin e tyre, se ku politika e madhe e Tiranës, e ku njeriu i punës nga Velipoja e Saranda, i cili po bën bilancin e fitimit nga turizmi, ta ketë mendjen me patjetër tek burgimet, arrestimet e VIP-ave. Ikën ato kohëra kur i gjithë populli ishte i elektrizuar deri në histeri kolektive, për varje e pushkatime e të gëzohej me burgosjen me burgim të përjetshëm për një këngë në festival, apo edhe kur dilte sufiçit ndonjë punonjës i riparim shërbimeve, se gjoja kish vjedhur paratë e popullit. Isak Singer, një nobelist hebre, në librin e tij “I Penduari”, gjatë rrugës për t’u bërë një rabin i mirë, nuk arriti të pendohej, mëkati ish i kudondodhur edhe pa e kërkuar ai vetë, sepse sipas tij të gjithë në këtë botë jemi njësoj si hebre a palestinez edhe vdekjen e kemi njësoj. Po njësoj i kemi bërë keq njëri – tjetrit. Thënia e Krishtit se “Njeriu është i lirë kur ai shkon drejtë së vërtetës”, është çka na shtyn si qytetar të ëndërrojmë së paku të jemi të lirë.

Post Views: 77
Previous Post

Shella: Kupola e BSH-së përgjegjëse për vjedhjen, të ndryshohet ligji

Next Post

Ministria e Kulturës përmbush respektin dy dekada i harruar

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Ministria e Kulturës përmbush respektin dy dekada i harruar

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.