Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Kinë deklaroi se qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të një marrëveshje për financimin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit.
Duke folur për radion kineze “CRI”, Rama tha se gjatë takimit me homologun kinez Li Keqiang, ka biseduar lidhur me këtë projekt dhe për përfundimin e marrëveshjes.
Në vijim Rama ka bërë me dije se qeveria kineze ka paraqitur interes edhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës si ai për projektin e hekurudhës shqiptare, “Korridorin e Kaltër” si dhe portin e “Shëngjinit”.
Mësohet se qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri dhe kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në Shqipëri.














