Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në mëngjes në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur në afërsi të rrugës “5 Maji”.
Sipas policisë, mësohet se shtetasi Dritan Javxhiu është qëlluar nga një makinë e llojit Benz që ishte në ecje e sipër me targa të Tiranës, ku ndodheshin të paktën dy persona.
Autorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij, por pa mundur ta vrasin. I plagosuri është dërguar menjëherë në drejtim të spitalit të Traumës nga ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bëjë me dije se ka identifikuar autorët dhe ka nisur punën për kapjen e tyre.
Dyshohet se arsyet që çuan në plagosjen e Javxhiut, kanë të bëjnë me një konflikt pronësie të hapur që i plagosuri kishte me disa të afërm të tij.














