Ndryshimet në Bankën e Shqipërisr, me arrestimin e guvernatorit Ardian Fullani dhe situatën që pasoi, kanë tronditur sistemin financiar në vend. Në tregun valutor, ditët e fundit vihet re një rritje e euros dhe dollarit kundrejt lekut. Kjo pohohet nga kambistët apo agjencitë e këmbimit valutor, si dhe nga shifrat e Bankës së Shqipërisë. Prej fundjavës së shkuar euro është rritur me 1 lekë kundrejt lekut në të gjitha pikat e këmbimit valutor. Ky ndryshim, sipas ekspertëve të tregut të valutës është i pazakontë. Ata shpjegojnë se kjo tronditje e tregut financiar është pasojë e pasigurisë së krijuar nga lëvizjet në drejtimin e Bankës së Shqipërisë.
Kursi i këmbimit të euros me lekun, sipas Bankës së Shqipërisë, të enjten e javës së shkuar ishte 139.65, ndërsa gjatë ditës së sotme arriti në 140.29. Ndërsa në dollari në raport me lekun është këmbyer të enjten 106.23 dhe të martën 108.9, gjithnjë sipas kursit mesatar të Bankës Qendrore.
















