Debat dhe batuta, kështu mund të cilësohet intervista e kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë emisionit “Fakt” të drejtuar nga gazetari Çim Peka në UTV News. Duke folur për bojkotin, Basha tha se, opozita kërkon zbatimin e kushtetutës.
Ai tha se, opozita duhet të ketë respektin e duhur nga mazhoranca e cila duhet që të dekriminalizojë Kuvendin. Gazetari Peka e pyeti kreun e PD-së, Lulzim Basha që është më e ndershme që të bojkotosh Kuvendin se nuk zbaton vendimet e Kushtetueses apo se janë dhunuar fizikisht deputetët.
NUK KEMI FRIKE TE PERBALLEMI DHE ME GRUSHTE
Këtu çështja është se çfarë qëndrimi do të mbajmë ne, për të ruajtur parlamentarizmin? A kemi ne frikë të përballemi? Jo nuk kemi frikë. “Burri i mirë nuk ngutet prej burrnisë e jo prej tutës”, thotë Fishta. Nuk kemi frikë të përballemi grush e me grusht, ne jemi burra. E nuk është puna këtu, por bëhet fjalë për fatet e vendit. Parlamenti nuk duhet të kthehet në një arenë gladiatorësh, tha kreu i PD.
Basha në fjalën e tij tha se, PD-ja dhe opozita do një parlament të rregullt. Sipas tij, opozita ka detyrime për të kontrolluar mazhorancën. Ku ndodhemi sot, pyet Basha. Sipas tij, në 31 korrik ky Kuvend votoi në 31 korrik për të amnistruar shit-blerjen e votave në Korçë, që mohoi komisionin hetimor për emërimet në administratën shtetërore. Që mohoi vjedhjen e të dhënave nga serverat e tatimeve, për të cilën të drejtë na dha dhe Gjykata Kushtetuese dhe Parlamenti nuk e zbaton, theksoi Basha.
“Për tu kthyer në Kuvend, mazhoranca duhet që të zbatojë disa gjëra, si të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe tërheqjen e atij personi që ka vendosur për të dhunuar opozitën”, theksoi Basha.
















