Brenda dy javëve, tre qytetarë të Drenasit, dy prej tyre vajza të mitura, kanë vdekur si pasojë e goditjes nga treni. Për banorët e këtij qyteti, treni tashmë po simbolizon vdekjen.
Boria e trenit po u ngjall ankth dhe rrëqethje banorëve të Drenasit. Ata që jetojnë afër shinave të hekurudhave po fikësohen se sa herë kalojnë trenat, ndonjëri prej më të dashurve të tyre mund ta pësojë më të keqen. Pasi fatkeqësisht për ta treni tashmë po simbolizon vdekjen.
Për të shkuar të rriturit në punë, fëmijët në shkollë, apo për të dalë në treg,duhet kaluar përmes “rrugës së vdekjes”.















