Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, ka shkruar një libër të ri, ku e falënderon vrasësin e ish -kryeministrit serb Zoran Xhinxhiçit.
Shesheli në këtë libër, i cili pritet të botohet së shpejti, sipas të përditshmes serbe “Kurir”, e lartëson figurën e vrasësit të ish kryeministrit serb Zoran Xhinxhiç.
Ai e krahashon vrasësin e Xhinxhiçit me atentatorin Gavrilo Princip, i cili në Sarajevë në qershor të vitit 1914 vrau princin e Austro-Hungarisë Franz Ferdinand dhe me heroin tjetër serb, Milosh Obiliqin, i cili vrau Sulltan Muratin.
















