• Latest
  • Trending
  • All

Guvernatori rojë i “gropës”

06/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Guvernatori rojë i “gropës”

06/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Aleksandër Çipa

Tronditje shkaktoi në opinionin publik dhe sidomos në institucionet qeverisëse zbulimi i vonuar i vjedhjes nga brenda në Bankën e Shqipërisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Drithërimë dhe alarm edhe më të dallueshëm ndër qytetarë, pasoi vjedhja prej një arkëtari me ndihmën e drejtorit të filialit në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Në këtë përkim të rastësishëm, vetvetiu vjen sofizma: “Edhe rastësia ka diçka të parastësishme”.

Ç’po ngjet me institucionet bankare dhe a është në lartësinë e duhur syçelësia institucionale për të mos pasur e gjeneruar më histori drithëruese e tronditëse për arsye të zhdukjes, vjedhjes dhe transferimit të monedhës? Historia e vjedhjes së Bankës Kombëtare Shqiptare është një subjekt ende i pandriçuar në skutat e ndodhisë kohëgjatë dhe në pasojat dhe efektet monetare që mund të sjellë.

Maturinë e pretenduar nga politika e tradhton gjithë raportimi empirik i deritanishëm prej mediave tona. Askush deri në këto momente prej mediave nuk ka ndërmarrë një proces të pavarur investigimi për të ndriçuar nëse ka skuta pasinqeriteti në pasojën reale që kanë shkaktuar vjedhësit nga brenda të parave! Po mistifikohet procesi hetimor, sikundër po ekspozohen përditë e më shumë fragmentarisht, (falë edhe protagonizmit këmbëngulës të deputetit socialist Erion Braçe), fakte e detaje të një papërgjegjshmërie skandaloze në administrim dhe kontroll, në audit dhe raportim për situatën, gjendjen dhe proceset ditore që realizohen në institucionin hijerëndë të monedhës kombëtare. Detajet sporadike që shkaktojnë edhe më shumë ndjeshmëri publike për inkorrektesën dhe papërgjegjshmërinë administruese, mvishen edhe me të dhëna të pamjaftueshme për një shprishje të rregullit dhe ligjit normativ brenda bankës.

Në këto kushte, zëri i paktë i disa aktivistëve të shoqërisë civile, si dhe i disa përfaqësuesve pranë politikës, nuk po ia del për të imponuar një reagim të menjëhershëm për verifikimin e gjendjes faktike. Në Bankën e Shqipërisë po “mbretëron” misteri dhe natyrisht edhe ankthi, për shkak të asaj që është zbuluar dhe jo të asaj që ka ngjarë. Po sa e thellë dhe e rëndë është ajo që ka ngjarë? Ka gati një muaj e kusur kohë që është vetëdeklaruar skandali i vjedhjes. Për këtë, vetëm guvernatori më gjëmëmadh në historinë e kësaj banke ka folur.

Dhe është e natyrshme se sa më shumë e më shpesh të flasë ai paskëtaj, aq më shumë alibia për gropën dhe pasojën zvogëlohet. Ky zë është i pamjaftueshëm dhe i pabesueshëm. Të pabesueshëm tashmë janë bërë edhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së. Po kush do të na bëjë me dije se deri ku dhe sa e thellë është gropa? A mjafton dhe duhet të lihet pa afat koha e hetimit dhe investigimit prej grupit të prokurorisë për të gjetur se sa kanë vjedhur banditët nga brenda me ose pa bashkëpunëtorë nga jashtë? Natyrisht, askujt nuk i falet keqpërdorimi i kësaj historie me tronditje që ndëshkon jo vetëm gjendjen e sotme monetare, statistikat dhe bilancin monetar të sistemit bankar, por më së shumti edhe të ardhmen e afërt. Kjo është një vjedhje e madhe, pra një gropë e thellë, për të cilën shumëkush duhet të ndihet i rrezikuar dhe i dëmtuar për sot dhe për nesër.

Por kjo është një vjedhje nga brenda, që do të thotë se, në mos e synon, së paku e mbart edhe ndikimin zinxhir në sistemin bankar. Në këtë logjikë, zbulimi i vjedhjes prej arkëtarit të një banke të nivelit të dytë, shumëfishon ndjeshmërinë dhe frikën publike, por edhe zgjon dyshime dhe hamendësime, për të cilat nevojitet shfaqja e plotë e faktorit apo faktorëve sqarues. Guvernatori i diskredituar Fullani, tashmë ka vetëm rolin e protagonistit përgjegjës të akuzuar, që me shtatin apo siluetën e vet tenton të mbulojë si në dekika të fundit, gropën që vetë ka mundësuar. Vjedhja nga brenda e Bankës së Shqipërisë nuk është një proces që pritet prej publikut për të mësuar një orë e më parë se cilët janë autorët apo grupi i autorëve.

Nuk është kaq e lehtë në këtë vend të zbulohen shpejt se cilët janë ideuesit, cilët janë bashkëpunëtorët dhe bashkëpërfituesit kriminelë etj. Hetimi i këtij procesi duhet të na bëjë me dije publikisht sa më parë, se deri në ç’pikë hetohet për destinacionin e kësaj shume marramendëse dhe a ka destinacione që përfshijnë apo implikojnë grupe e forca, përfaqësues apo protagonistë të pushtetshëm e me kostume politike. Të dhënat e deritanishme se ku janë përdorur lekët e vjedhura nga Bitraj, janë element komik i tragjedisë bankare. Informacion serioz do të jetë ai që flet për detinacionin e mundshëm dhe hetimin e deritanishëm për të gjetur destinacionin real të parave të vjedhura. Kjo nevojitet të bëhet në kohën e duhur prej organit të akuzës.

Duhet bërë një orë e më parë, pasi me Bankën Kombëtare nuk është luajtur kurrë në këtë mënyrë, sikundër në këtë mënyrë nuk është vjedhur askund. Zbardhja e shifrës reale të vjedhjes nuk ka ngjarë, pavarësisht nga pohimet e deritanishme dhe këmbëngulja për shifrën prej 7.3 miliardë lekësh. Këtë shifër e ka komunikuar publikisht guvernatori Fullani, por besueshmëria e tij në publik është shembur plotësisht qysh nga momenti kur skandali u shpall, pasi kishte tre apo katër vite që ndodhte. Raportet e brendshme dhe auditet e paqarta e të munguara në kohë periodike, për arsye sigurie e stabiliteti, janë të panjohshme për publikun.

Por njoftimet dhe sidomos arsyeja e takimit të tij me kryetarin e KLSH-së, zotin Bujar Leskaj, në kohën kur mediat raportojnë edhe për një kontroll që lidhet me problemet apo situatën e administrimit të BKSH-së dhe aseteve e mjediseve të saj etj., shtojnë çdo ditë skepticizmin, zhbëjnë plotësisht besimin e bërë hi prej tij. Në këto kushte, kjo shumicë e sotme parlamentare, duke evituar gjithë mundësinë për politizim apo për keqinterpretim, duke shmangur protagonizmin për kontroll apo dominim të një autoriteti shuminstitucional, do të duhej të organizonte, si kurrë ndonjëherë më parë, një mekanizëm kontrollues dhe hetimor për të parë e ditur më së miri gropën e madhe dhe pasojën e rëndë që ka shkaktuar vjedhja nga brenda e Bankës së Shqipërisë.

Të gjitha institucionet e larta kushtetuese, të cilat konform Kushtetutës dhe legjislacionit shqiptar, që nga Kuvendi, Presidenti, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe komisionet përkatëse parlamentare do të duhej të përfshiheshin në një akt lëvizjeje për të mirëverifikuar gjendjen, pasojën dhe procesin ndërhyrës për rikthimin e normalitetit, seriozitetit dhe sigurisë në sistemin bankar të vendit.

Deri në realizimin e procesit të transparencës dhe vënien nën kontroll ligjor të “gropës e autorëve” që vodhën Bankën Kombëtare, dyshimi publik prej politikës nuk shqitet. Për këtë arsye, inati dhe sidomos akuza popullore që grumbullohet në raport me këtë skandal, të kujton atë të piramidave ’97, si dhe po ngjis dyshimin e pandreqshëm për vetë bankat dhe sidomos shtetin shqiptar. Përballë këtij dyshimi në shtim, mbajtja dhe lënia e guvernatorit Fullani si “rojë në gropën që bëri” apo heshtja e pakuptimtë e vendimmarrësve ligjorë, vlejnë vetëm si arsye që derdhet dhe madhon pabesueshmërinë ndaj institucioneve dhe shtetit. – See more at: http://www.noa.al/artikull/guvernatori-roje-i-gropes/438488.html#sthash.7T4hI0R4.dpuf

Previous Post

Vizita e Papës në Shqipëri: Deri kur do të heshtë Vatikani për shenjtërimin e Nënë Terezës?

Next Post

“Çohu Enver nga varri”: Erjoni si Skënderbeu martohet mbi kala. Nga sot kështjellat ambjente dasmash për ministrat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

“Çohu Enver nga varri”: Erjoni si Skënderbeu martohet mbi kala. Nga sot kështjellat ambjente dasmash për ministrat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.