KQZ është e gatshme t’i organizojë zgjedhjet e jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti, nëse liderët e partive politike dështojnë t’i krijojnë institucionet e reja, Kuvendin dhe Qeverinë.
Kështu deklaruan përfaqësuesit e KQZ-së, sipas të cilëve, mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme është sfiduese, por jo e parealizueshme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, pranon se organizimi i dy palë zgjedhjeve brenda një kohe të shkurtër është sfidues për këtë institucion, por sipas tij, KQZ-ja është në gjendje të tejkalojë sfida të tilla.














