• Latest
  • Trending
  • All

SË BASHKU DREJT DIVERSIFIKIMIT SHUMËNGJYRËSH!

06/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SË BASHKU DREJT DIVERSIFIKIMIT SHUMËNGJYRËSH!

06/09/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

MONIKA SHOSHORI STAFA

Vetëm një vit më parë, romët u vendosën në qendër të buletineve informative, atëherë kur u raportua se një vajzë bionde me gërsheta u shfaq mistershëm në një kamp romësh në Greqi. Vajza e vogël 4-vjeçare, e bardhë, me sy bojëqielli dhe flokë të verdhë, u gjet nga policia greke në një kamp romësh në afërsi të Athinës, teksa jetonte me njerëz që nuk rezultuan të ishin familja e saj. Ajo ngjalli dyshimin e efektivëve, për shkak të tipareve shumë të çelura dhe faktit se nuk kishte kurrfarë ngjashmërie me ata që pretendonin se ishin prindërit e saj. Edhe një herë, romët u vunë nën fokusin e paragjykimeve dhe shpifjeve qoftë dhe gazetareske, ende të paverifikuara deri në prova të pakundërshtueshme. Historinë më të fundit për të e kemi dëgjuar teksa gazetarë të huaj shkruanin mbi rrëmbimin e pretenduar të vogëlushes nga ciganët, ndërsa përshkruanin disa stereotipa të njohur lidhur me sjelljen e romëve në shoqëritë ku gjinden si: akuzat për aktivitete kriminale, për përfitime në kurriz të të tjerëve, apo të tilla që i përkasin periudhës viktoriane si përrallat e vjetra aq të njohura që bënin fjalë për rrëmbimin e fëmijëve të bukur nga ciganët e harbuar. Si një nga grupet më të mëdha e më të dizavantazhuara të pakicave në Europë, është e vetëkuptueshme përse romët kanë qenë e do të jenë vazhdimisht nën fokusin e një objekti sulmesh diku me tallje e diku me përçmim. Sipas një vështrimi të përgjithshëm, mbulimi që i bën media ngjarjeve kriminale ku përfshihen romë, janë shumë më të zakonshme në Euoropën Kontinentale sa ne mund ta mendojmë. Dëbimi i romëve p.sh., nga Franca, mori një dënim ndërkombëtar, pak kohë më parë e megjithatë, kjo nuk i pengon partitë e krahut të djathtë të targetojnë me gjuhën e urrejtjes gjatë fushatave të tyre elektorale, këtë pakicë vulnerabël.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

 

Po kush janë romët?

Romët kanë një histori të gjatë, që kur ata mbërritën në Europë me një prani të regjistruar që nga shekulli i 13-të. Ata janë gjerësisht të njohur si një nga grupet më të mëdha të pakicave në BE. Ata kanë kapur shifrën e më shumë se 10 milionëve vetëm në kontinentin europian. Termi “Roma” është përzgjedhur për herë të parë në Kongresin Botëror të Romëve mbajtur në Londër në vitin 1971, një term i pranuar tashmë gjerësisht në të gjithë Bashkimin Europian, si një fjalë gjithashtu e mirëpërcaktuar që përgjithëson në mënyrë pragmatike një gamë të larmishme të komuniteteve, fiseve dhe klaneve të tyre.

 

Ku jeton më së shumti popullsia rome?

Mbledhja e të dhënave lidhur me numrin e saktë të romëve në të gjithë BE-në është tepër e vështirë. Shumë shtete e kanë të ndaluar mbledhjen zyrtare të të dhënave, sipas përkatësisë etnike e madje edhe vlerësimet joformale janë të vështira për t’i pasur, duke pasur parasysh nivelin e ulët të angazhimit nga shërbimet me popullsi rome. Megjithatë, informacionet që vijnë nga studimet e huaja flasin për dy përfundime paraprake. Së pari, popullsia rome gjendet e pranishme në një raport të ndryshëm shifror në të gjithë Europën. Numri më i lartë i popullsisë gjendet në shtetet e Europës Qendrore dhe Lindore, si Bullgari, Maqedoni, Sllovaki, Rumani, Serbi dhe Hungari. Në këto vende, romët përbëjnë mes 7-10% të popullsisë së përgjithshme. Në shumicën e shteteve të tjera, romët përbëjnë rreth 1% ose më pak të popullsisë. Së dyti, ka dallime të mëdha mes shifrave “zyrtare” të këtij minoriteti dhe atyre të dhëna nga organizatat joqeveritare (OJQ -të) aktive në këtë fushë. Çështjet me të cilat ballafaqohen romët janë komplekse, shumë të gjera dhe shpesh të vulosura prej shekujsh. Studimet për ta e përshkruajnë jetën e tyre si një komunitet që jeton në një vend në zhvillim. Shëndeti i dobët, niveli i ulët i arsimimit, papunësisë, standardet e dobëta të akomodimit dhe diskriminimi në shërbime janë tipike në të gjitha shtetet ku gjendet ky komunitet.

 

Popullsia rome në Shqipëri

Të vendosur në territorin shqiptar prej shekujsh, romët dhe më pak egjiptianët, kanë mundur të ruajnë traditat dhe kulturën e tyre. Historikisht, marrëdhëniet midis tyre dhe shqiptarëve etnikë kanë qenë të distancuara, por në ndryshim nga shumë vende të tjera të Europës, në Shqipëri nuk ka pasur konflikte dhe persekutime raciale. Ndërkaq, burime të pavarura thonë se këto grupe në Shqipëri përfaqësojnë rreth 5% të popullsisë. Në ndryshim nga grupet e tjera etnike, romët dhe egjiptianët nuk kanë një atdhe historik, nuk kanë përfaqësi diplomatike ose marrëveshje dypalëshe për mbështetje apo shkëmbime kulturore dhe ekonomike afatgjata. Duke pranuar rëndësinë e integrimit të plotë dhe duke reflektuar për detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në, në vitin 2003, qeveria shqiptare ka hartuar një strategji për integrimin ekonomik dhe shoqëror të komunitetit rom. Po kështu, në vitin 2008, Shqipëria u bë pjesë e Dekadës së Përfshirjes së Romëve (2005- 2015), një përpjekje 10-vjeçare për t’i përfshirë ata në gjirin e shoqërive europiane. Gjatë periudhës së tranzicionit, romët dhe egjiptianët, si pasojë e kolapsit dhe mbylljes së ndërmarrjeve shtetërore, karakterit të njëanshëm profesional të tyre, arsimimit të ulët dhe diskriminimit kaluan nga një mirëqenie relative në varfëri të skajshme. Ata përbëjnë aktualisht grupet më të varfra në Shqipëri.

 

Çfarë po bëjmë ne?

Ka ende përpjekje ndër nesh edhe në nivele të larta dhe të ulëta qeverisëse, por dhe ato që ndihen në nivel europian për t’u kthyer prapa në histori, në pozicionin arkaik të fajësimit të romëve dhe egjiptianëve për sëmundjet e një vendi. Për fat të keq, megjithatë, duhet ta pranojmë se shtetet anëtare të BE-së kanë një tendencë për t’iu përgjigjur perceptimit (kryesisht negativ) që vjen prej romëve, pa marrë parasysh arsyet pse romët zënë gjithmonë pozitën e një minoriteti të pambrojtur. Këshilli i Europës është duke u përpjekur për të konsoliduar përpjekjet e vendeve anëtare të saj për të bërë përmirësime të prekshme për jetën e romëve, duke inkurajuar zhvillimin e Strategjive Kombëtare për Integrimin e Romëve. Por që gjithsesi ka një konfuzion për mënyrën se si duhet trajtuar kjo çështje kaq e ndërlikuar dhe e ngarkuar madje politikisht, vlerësojnë vetë ata. Një qasje më humaniste ku, ne të mund të ndanim kriminalitetin e disave kundrejt prosperitetit të së ardhmes së një grupi të tërë etnik, do të ish një fillim i suksesshëm, shtojnë burime zyrtare në KE. Mediat janë partnerët tanë kryesorë dhe ata janë të vetmit zëra të fortë për të ndihmuar strategjinë tonë në përfshirjen sociale të këtyre pakicave. Sigurisht, që e kanë bërë, por do të duhet ta bëjnë më shumë se në të kaluarën, përfundojnë ata.

Previous Post

Kur 100 vite më parë, mishmashi politik dhe kombëtar “kishte kuptim”?!

Next Post

PROTAGONIZMI I NEXHMIJE HOXHËS TRAZON SHUMË SHPIRTRA, POR …

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

PROTAGONIZMI I NEXHMIJE HOXHËS TRAZON SHUMË SHPIRTRA, POR …

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.