Kryeministri Edi Rama uron nëpërmjet një mesazhi në rrjetin social Facebook, 10-vjetorin e krijimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Urime partnerëve e miqve të LSI-së për 10-vjetorin e krijimit që festojnë sot”, shkruan Rama.
Lëvizja Socialiste për Integrim feston këtë të shtunë 10-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, LSI-ja do të zhvillojë veprimtari të ndryshme sociale në të gjithë vendin, të cilat do të kenë në fokusin e tyre grupet në nevojë dhe shtresat e ndryshme sociale.
Në 10-vjetorin e themelimit të saj, LSI-ja feston ndryshe nga partitë e tjera. Nuk do të ketë koktej, festa apo pritje, por veprimtari që do t’u vijnë në ndihmë ambienteve publike dhe komunitetit. Në këtë përvjetor është vendosur që të ketë veprimtari sociale edhe në shtëpitë e fëmijëve jetimë.
















