Projekti “Skulptura e parkut” do t’i shtojë Parkut “Rinia”,në Korçë, vlera të reja artistike. Këtë vit, katër artistë të rinj do të gdhendin në blloqe guri, skulpturat e tyre, deri më datë 10 shtator. Ata janë Ayla Turan nga Turqia, Attila Rath Geber nga Hungaria, Antonis Myrodias nga Greqia dhe artisti shqiptar Genti Tavanxhiu.
Risia e sivjetshme ,e prezantuar nga Genti Tavanxhiu, do të jetë organizimi i një laboratori për fëmijët, në projektin “Të gdhendim të ardhmen”.Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës. Kjo nismë është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku Sotiraq Filo, i cili u shpreh se ky simpozium skulpture ka vlera te jashtëzakonshme për Parkun “Rinia” dhe për qytetin e Korçës.
Ky projekt do ta shëndërroj parkun e qytetit juglindor në një galeri arti të veprave moderne, të krijuar nga artistë të rinj të talentuar, te huaj e shqiptar.


















