Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Lika, kanë përhapur lajmin se në Shqipëri ka xhihadistë. Sipas Visho Likas:” SHISH në bashkëpunim me shërbimet e huaja, po punon për të identifikuar dhe parandaluar çdo ngjarje të organizuar nga ekstremistë të ndryshëm që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.”
Gjithashtu thuhet se SHISH po punon për identifikimin e personave që janë kthyer nga lufta në Siri dhe ka filluar aksion mbikqyrës edhe për familjarët dhe të afërmit e personave që nuk janë kthyer në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rebelëve të ISIS-it në Siri e Irak.
Sipas burimeve të SHISH, janë rreth 35 persona, të cilët janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes në luftimet e Sirisë. Këto deklarata të Likës dhe Berishës bëhen ndërkohë që Papa Francesku pritet të vij në Shqipëri, për të parën herë, më 21 shtator.















