Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati bëri të ditur sot se në Shqipëri janë trajnuar njerëz për akte terroriste. Gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij kanadez, John Baird, ai tha se Shqipëria po punon për ta izoluar këtë fenomen.
“Shqipëria nuk e ka mohuar, pasi në zona të caktuar ka njerëz që janë ushtruar për veprime terroriste.Por, kjo nuk lidhet me harmoninë fetare, pasi kjo është një nga vlerat e çmuara që kemi. Ndaj dhe vizita e Papës mbështetet dhe tek kjo vlerë. Shqipëria po punon me autoritetet për ta izoluar këtë fenomen dhe është e rëndësishme që kjo luftë të shoqërohet së bashku me faktorët ekonomik e social. Por, ka një dallim se terreni social në Ballkan dhe Shqipëri, e ndihmon më shumëterreni social, ndaj mendojmë se çështja e instrumenteve ekonomik dhe shoqëror është themelor”, tha Bushati.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















