Enver Hoxhaj,Ministri i Punëve të Jashtme muaj me parë kishte premtuar se Kosova brenda ditësh do të njihej nga se paku dy shtete. Por ky premtim i tij ka mbetur vetëm fjalë pasiqë zyrtarisht nuk ka asnjë njohje të re.
Megjithatë zyrtarë në Ministrinë e Jashtme insistojnë se dy shtete tashmë e kanë njohur Kosovën.
Ndërsa zyrtarizimi i tyre do të bëhet sapo të përfundojnë disa procedura të brendshme vendimmarrëse.
“Dy vende tashmë e kanë marrë vendimin dhe do të bëhet publik shumë shpejt, sapo të përfundojnë procedurat e brendshme vendimmarrëse”, ka thënë për gazetën Tribuna një zyrtar brenda MPJ-së, pa dashur t’i përmendej emri.
Shtete që Kosova ka arritur t’i bindë që ta njohin pavarësinë e saj, të shpallur gjashtë vite me parë janë Tonga, Lesoto, Togo dhe Ishujt Sollomon.
Këto njohje e kanë quar në 108 numrin e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë.
















