“Lini fëmijët e mi të qetë, krisni në mua, më vritni mua”, – kjo ka qenë klithma e nënës 53 vjeçare sipas Gazetës “Utrinski Dnevnik” nga Haraçina e Shkupit, e cila të dielën u sulmua së bashku me tre fëmijët e saj, duke i lutur vazhdimisht sulmuesit që mos t’ia vrasin fëmijët. Edhe përskaj lutjeve ndaj sulmuesve, ata nuk dëgjuan aspak, me çka edhe nëna mbeti e plagosur nga krismat së bashku me tre fëmijët e saj.
Ndryshe, mbrëmë rreth orës 16 e 30 derisa Xh.B (30) dhe Xh.B. (46) që të dy nga fshati Haraçinë duke qëndruar në restorant “City” në Singeliq kanë hetuar se po i përcjellë A.S (23) nga i njëjti fshatë, me të cilin kishin raporte jo të mira.
Kur Xh.B (30) dhe Xh.B. (46) me automjetin e tipit “Mercedes” janë drejtuar drejt fshatit Haraçinë, rruga iu është ndaluar nga dy automjete të tipit “Golf” dhe “Opel Zafira” ku njërin e ka vozitur A.S., ndërsa tjetrin B.S, të cilët kanë gjuajtur me armë zjarri drejt automjetit “Mercedes”.
Xh.B (30) dhe Xh.B. (46) kanë arritur të shkojnë te shtëpia e tyre, ku nga shtëpia kanë dalë familjarë dhe i kanë gjuajtur me gurë. Personat me armë zjarri kanë gjuajtur drejt M.B (19), N.B(23), F.B(28) dhe R.B (53) duke i plagosur rëndë.
Të lënduarit janë të hospitalizuar në spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” ndërsa N.B në Qendrën e Klinikës Shkup.
Pas masave të ndërmarra janë identifikuar personat që kanë qenë pjesë në incident dhe janë arrestuar; N.S (50), R.s (45) dhe G.S (42) nga fshati Haraçinë, ndërsa tre persona tjerë janë në kërkim.
















