Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, që u organizua në Berlin, Bushati solli në vëmendje ndryshimet e mëdha në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës në Evropë
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati flet për rëndësinë e hartimit dhe zbatimit të projekteve konkrete të përbashkëta në rajon, që të zgjojnë interesin e investitorëve potencialë gjermanë dhe evropianë në tërësi.
Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Konferencën e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor, që u organizua në Berlin, Bushati solli në vëmendje ndryshimet e mëdha në fushën e sigurisë dhe gjeopolitikës në Evropë, duke nënvizuar rëndësinë që u duhet kushtuar aspekteve gjeopolitike në procesin e zgjerimit.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm gjerman, Frank.Ë.Steinmeier, në fjalën e tij u shpreh se kjo Konferencë nënvizon sërisht angazhimin gjerman për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke na dhënë mundësinë për të vlerësuar progresin e deritanishëm të rajonit drejt BE-së, si dhe për të diskutuar çështjet që janë vendimtare për ritmet dhe suksesin e përafrimit të tij me BE-në.
Konferenca e Nivelit të Lartë rikonfirmoi perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e vënë theksin dhe promovuar bashkëpunimin rajonal, qoftë kjo në aspektin politik, por edhe atë makroekonomik.















