Avni Arifi – këshilltari i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – thotë se Kosova nën qeverisjen e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, është vend i krimit, ekstremizmit dhe fundamentalizimit.
“Nuk di shumë, por një e di: Kurrë nuk do të jetoj më në Kosovën e Thaçit. Një Kosovë e tillë është Kosovë e krimit e ekstremizmit fundamentalizmit dhe e të gjitha formave të krimit të organizuar. Thank you very much. No place for me”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në Facebook.
















