Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në shtator do ta vizitojë zyrtarisht Serbinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, konkretisht nga gazeta ‘Danas’ në Beograd.
Sipas mediave, mësohet se ftesa e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në kabinetin e Kryeministrisë shqiptare dhe tashmë mbetet vetëm përcaktimi i një date fikse se kur do të kryhet vizita zyrtare.
Vizita e kryeministrit Rama ishte parashikuar të zhvillohej në fillim të vitit 2014, por u shty për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën në mars në Serbi.
Rama e ka pranuar edhe më herët ftesën zyrtare, ndonëse vizita e tij hasi polemika, madje disa figura politike denjuan ta krahasonin kryeministrin me diktatorin Enver Hoxha.
Herën e fundit që një qeveritar i lartë ka vizituar Beogradin ka qenë viti 1947, kur Enver Hoxha ishte mysafir i Josip Broz Titos.














