Klaus Zaf, thotë se shumë njerëz kanë para, por ato nuk i duhen për të jetuar. Pavarësisht pasurisë së tij, ai jetoi me qira, si grumbullues dhe shitës i shisheve plastike.
Ai zgjodhi që të mbledh shishe plastike nëpër kontejnerë e rrugë dhe jetoj si qiramarrës, transmeton Telegrafi.
Edhe pse firma e tij vepron në të gjithë botën dhe i solli miliona, Zaf ka mbledhur shishe plastike, ndërsa paratë e fituara, vazhdimisht i ka ndarë me të tjerët dhe bënte pazar nëpër supermarkete, si çdo qytetar i thjeshtë.
Është e vështirë të vlerësohet se sa para ka shpenzuar në muaj 62-vjeçari, por supozohet se jo më shumë se 300 dollarë.
Në një intervistë të vitit të kaluar, “Milioneri i çmendur”, i cili ka vdekur të dielën, kishte thënë: “Unë nuk kam nevojë për të holla, ajo i bën njerëzit të pabarabartë. Ka shumë idiotë që jetojnë përreth nesh dhe kanë para, ndërsa bota nuk ka nevojë edhe për një të tillë”.















