Në takimin e sotëm të Dubrovnikut synohej përgatitja dhe koordinimi mes Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës para samitit të Berlinit
Ka përfunduar në Dubrovnik takimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me homologët e tij nga Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.
Përmes një postimi në rrjetin social Tuiter (Twitter), Rama shkruan se në takim u unifikua pozicioni i vendeve të Ballkanit për në konferencën e Berlinit.
“Për TR pas takimit të Dubrovnikut ku u unifikua pozicioni i Kro Mz BH e Shqiperisë&Kosovës në Konferencën e Berlinit”, shkruan Rama në posimin e tij.
Në takimin e sotëm të Dubrovnikut synohej përgatitja dhe koordinimi mes këtyre katër shteteve para samitit të Berlinit, ku kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka mbledhur liderët e vendeve të Ballkanit më 28 gusht.














