• Latest
  • Trending
  • All

Skandali në Sarandë/ Patozi: Të japë dorëhejqe “superdeputeti” Kokëdhima

19/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 23 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Skandali në Sarandë/ Patozi: Të japë dorëhejqe “superdeputeti” Kokëdhima

19/08/2014
in Lajme

Deputeti demokrat i qarkut të Vlorës thotë se: Koço ka këtë lloj pushteti prej të cilit ka pjellë një “monstër” si ajo e Sarandës, sepse  perceptohet si miku i Kryeministrit Edi Rama

Deputeti demokrat i qarkut të Vlorës, Astrit Patozi, kërkon dorëheqjen e deputetit socialist të këtij qarku, Koço Kokëdhima. Në një opinion në gazetën Panorama, Patozi, komenton skandalin me punësimet në Sarandë, ku sekretari i deputeti socialist Koço Kokëdhima, në mënyrë flagrante premton një vend pune në administratë duke kërkuar seks me të mitur.  Për këtë ngjarje, Patozi shprehet se dorëheqja e Kokëdhimës do të ishte minimumi i distancimit nga kjo politikë të cilën ai e konsideron perverse.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Unë jam deputet i qarkut të Vlorës, pra edhe i Sarandës, ndaj edhe ndoshta më takonte të prononcohesha ndër të parët, menjëherë pas shpërthimit të skandalit me sekretarin pedofil të Kokëdhimës. Në fakt, bëra mirë që nuk fola në fillim. Sepse tani që të gjitha “palët” e kanë shprehur qëndrimin e tyre, është më e lehtë për të parë më qartë çfarë ka ndodhur”shprehet Patozi. Duke komentuar përgjegjësitë e deputetit soiclaist, Patozi shprehet se nuk akuzon Kokëdhimën apo Edi Ramën për personin e skandalit seksual në Sarandë, duke argumentuar se persona të tillë ka në çdo vend të Botës, por Patozi bën përgjegjës Kokëdhimën dhe kryeministrin për stimulimin e një metode antiligjore të  funsksionimit të shtetit. “Natyrisht, nuk kam ndër mend të akuzoj Koço Kokëdhimën dhe aq më pak Edi Ramën se mund ta kanë nxjerrë monstrën në zyrat e PS që të ndajnë me të krevatin me prenë e mundshme. Por kjo nuk i shpëton dot dhe, aq më pak, i justifikon ata. Sepse të dy ata, jo në proporcion të drejtë, janë përgjegjës për instalimin e një pushtet pervers, i cili ka prodhuar dhe do të prodhojë përbindësha, të cilët, jo domosdoshmërisht mund të jenë pedofilë”, thotë Patozi.

Komenti i plotw i Patozit, botuar nw gazeta “Panorama”

Ja opinion i plotë i deputetit Astrit Patozi:

Unë jam deputet i qarkut të Vlorës, pra edhe i Sarandës, ndaj edhe ndoshta më takonte të prononcohesha ndër të parët, menjëherë pas shpërthimit të skandalit me sekretarin pedofil të Kokëdhimës. Në fakt, bëra mirë që nuk fola në fillim. Sepse tani që të gjitha “palët” e kanë shprehur qëndrimin e tyre, është më e lehtë për të parë më qartë çfarë ka ndodhur.

Natyrisht, nuk kam ndër mend të akuzoj Koço Kokëdhimën dhe aq më pak Edi Ramën se mund ta kanë nxjerrë monstrën në zyrat e PS që të ndajnë me të krevatin me prenë e mundshme. Por kjo nuk i shpëton dot dhe, aq më pak, i justifikon ata. Sepse të dy ata, jo në proporcion të drejtë, janë përgjegjës për instalimin e një pushtet pervers, i cili ka prodhuar dhe do të prodhojë përbindësha, të cilët, jo domosdoshmërisht mund të jenë pedofilë.

Po e shpjegoj më poshtë se pse. Për 8 vjet unë kam qenë zyrtari më i lartë politik i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, por unë nuk kam pasur as zyrë deputeti dhe as sekretarë. Ndonëse isha përgjegjësi kryesor i çdo emërimi politik ose jo në administratën publike të qarkut njësoj siç, fjala vjen, duhet të ishte Edi Rama, si kryesuesi i listës së Vlorës sot. Sigurisht, kjo nuk më ka penguar të ushtroja i qetë detyrat dhe përgjegjësitë e mia. Nuk e di sa ia kam dalë, sepse mbetet ta gjykojnë të tjerët, por një gjë e them me siguri, kam qenë dhe vijoj të jem i qetë se kam bërë më të mirën e mundësive të mia dhe kam fjetur rehat.

Koço Kokëdhima, i cili zyrtarisht është vetëm njëri prej 8 deputetëve të Partisë Socialiste atje, ka disa zyra dhe shumë sekretarë. Disa media e konsiderojnë atë jo më kot si superdeputet. Ka edhe legjenda, që nuk dua t’i besoj të gjitha, për histori rrëqethëse emërimesh dhe çemërimesh në domenin e Koços.

Pyetja është: a është ky modeli tipik i administrimit të pushtetit nga PS? Do të isha i padrejtë po të thosha se PO. Sepse, ndonëse nuk e vë dot dorën në zjarr, nuk mund të them se këtë gjë bën edhe hierarku më i lartë politik i socialistëve, pas Edi Ramës, i cili është Gramoz Ruçi. Gjykoj se shefi i deputetëve të PS as ka mundësi, por as do ta ushtrojë këtë palo pushtet, të cilin Koço e ka ngritur në sistem. Por besoj se e njëjta gjë vlen edhe për shumicën e deputetëve të tjerë socialistë, për Namik Doklen, Eduard Shalësin, Ben Blushin, Fatmir Toçin, Blendi Klosin, Pandi Majkon, Arta Daden, Valentina Leskajn, Alfred Pezën e shumë të tjerë, se nuk i përmend dot të gjithë.

Po çfarë e bën Koçon të ketë këtë lloj pushteti prej të cilit ia ka arritur të paktën deri tani të pjellë dhe publikojë botërisht një “monstër” si ajo e Sarandës? Thjesht dhe vetëm se ai njihet dhe “perceptohet gjerësisht si miku dhe shoku i Kryeministrit Edi Rama.

Ndaj edhe unë jam në të drejtën time dhe në mbrojtje të interesave të publikut të tregoj gishtin mbi Kryeministrin dhe mbi partnerin e tij Koço Kokëdhima, si promotorët e lindjes së përbindëshave të tillë, si pedofili maniak i Sarandës, për shkak të mënyrës së mbrapshtë të administrimit të pushtetit të tyre.

Në Shqipëri, ashtu si kudo në botë, mund të ketë shumë persona me karaktere të deformuara, me probleme të rënda psikike apo edhe maniakë të sëmurë, por jo në çdo rast ata gjejnë terrenin për të shfaqur natyrën e tyre perverse. “Monstra” i Sarandës ishte 60 vjeç dhe ai nuk u bë i tillë në këtë moshë. Por ai gjeti terrenin ta shfaqë perversitetin e tij pasi u ndie i gjithëpushtetshëm. Por përse ndodhi kjo dhe pse guxoi ai? Sepse ai ishte miku i Koços, i cili nga ana e vet ishte aq hijerëndë, sepse ishte shoku apo partneri i Edi Ramës.

Dhe këtu është përgjegjësia e Kryeministrit, njësoj siç është edhe kabineti jopolitik, por tërësisht privat i qeverisë që ai kryeson.

Po, zoti Kryeministër! Pedofili i Sarandës është trimëruar thjesht dhe vetëm se e ka ndier veten Zot, kur ka parë se i tillë ishte për Sarandën dhe për gjithë qarkun e Vlorës edhe shefi i tij direkt, Koço Kokëdhima. Dhe kjo është thjesht dhe vetëm për shkakun tënd, sepse ti i ke falur Koços një pushtet okult, për të cilin askush nuk të ka votuar ty, e aq më pak Koçon.

Dhe kjo është po aq e rëndë sikur monstra të kishte dalë në zyrë për të gjetur vajza të vogla që të ndanin shtratin edhe me deputetin apo Kryeministrin, njësoj siç bënin Sadami apo Gedafi në vendet e tyre diktatoriale njëherë e një kohë.

Ndaj unë jam në të drejtën time t’i kërkoj, së paku, dorëheqjen Koço Kokëdhimës, si minimum i distancimit nga një politikë perverse që prodhon përbindësha si ai i Sarandës. Por kjo nuk është një provë për Koçon, nga i cili nuk pres shumë, por për mikun dhe shefin e tij, Edi Rama, i cili sot për fat të keq është Kryeministër i vendit.

Do të ishte gjithsesi një gjest i vogël që do të dekurajonte çdo të ngjashëm me Koçon (ndonëse Koço veç veten ka shok) dhe çdo të përafërt me monstrën e Sarandës, i cili jo domosdoshmërisht mund të jetë pedofil. Do të ishte të paktën një shenjë e zbehtë se përbindësha të tillë nuk do të kultivoheshin nën hijen e pushtetit të Kryeministrit, siç ka ndodhur deri më sot. Nëse kjo nuk ndodh, Edi Rama merr mbi vete jo vetëm përgjegjësi për këtë skandal, por mbi të gjitha, u fakton të gjithëve se qeverisja e tij reale ka dhe do të ketë si shëmbëlltyrë Koço Kokëdhimën.

Ndaj edhe socialistët më fanatikë duhet të harrojnë përrallat për reforma, për meritokraci, për drejtësi dhe shtet ligjor, por duhet të pyesin veten nëse janë të gatshëm që për të çarë në këtë sistem të sakrifikojnë edhe vajzat e tyre minorene për sekretarët e Koçove, që nga ana e tyre janë miqtë e ngushtë të Kryeministrit, dhe sido që të jetë, nuk u hyn gjemb në këmbë.

Po kështu, grupi i deputetëve të PS duhet ta ngulisë njëherë e mirë në mendje se vetëm një ose disa prej tyre mund të bëjnë ç’të duan me këtë pushtet, ndërsa të tjerët janë thjesht numërorë topi, të cilët duhen vetëm ditën e enjte për të ngritur kartonin, që të mos bjerë pushteti i pakufizuar i Koço Kokëdhimës.

Ka gati një muaj që po kërkohet largimi i Guvernatorit te Bankës së Shqipërisë për shkak të zbulimit të vjedhjes së rreth 7 milionë dollarëve. Gjithmonë për mua, Fullani është shumë më i pafajshëm se Koço, për rastin e vet. Edi Rama thotë se shoku i tij Kokëdhima dhe PS janë distancuar nga ngjarja, por publiku nuk ka asnjë provë reale për këtë. Për hir të së vërtetës, deklarimet irrituese të Kryeministrit dhe të deputetit të PS lidhur me ngjarjen i kanë ndihmuar shqiptarët ta shikojnë më qartë fenomenin e shëmtuar.

Po të bëjmë krahasimin, Fullani mund të mos e ketë njohur kurrë fizikisht hajdutin e 7 milionëve, dhe megjithatë i kërkohet, me të drejtë ndoshta, përgjegjësia, kurse Koço e ka emëruar me dorën e vet monstrën e Sarandës. Por ky i fundit gjen guximin që edhe në një ditë të tillë të sfidojë gjithkënd, duke u treguar gishtin të tjerëve, ndërkohë që është i zhytur deri në grykë në llumin e abuzimeve të rënda.

Po ku e gjen këtë kurajë Kokëdhima? Është fare e thjeshtë përgjigjja. Se është miku dhe shoku i Edi Ramës. Ndaj edhe kërkesa ime është minimaliste: Koço të ikë në punë të vet, sepse nuk i duhet as dreqit, as në Parlament, e aq më pak në Sarandë apo në qarkun e Vlorës. Ndërsa Kryeministri Edi Rama të distancohet prerë dhe qartë nga skandali dhe nga kjo mënyrë e pistë e administrimit të pushtetit. Kjo sa për fillim. Më vonë, të shohim.

Post Views: 92
Previous Post

Rama: Sesioni i ri, reformë rrënjësore në drejtësi e antikorrupsion

Next Post

Liderët e rinj trajnohen në Ohër

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Liderët e rinj trajnohen në Ohër

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.