Ish Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka takuar një delegacion të Akadamisë Austriake për Paqe. Ai u është përgjigjur interesimeve të mysaforëve lidhur me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe me nevojën e ndërtimit të paqes së qëndrueshme rajonale.
Anëtarët e delegacionit kanë shtruar shumë pyetje rreth situatës në Kosovë, raporteve të saj me vendet fqinje e vendet e rajonit si edhe rreth proceseve të integrimeve të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
Sejdiu ka folur edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, për ecuritë ekonomike dhe për zhvillimin e institucioneve shtetërore, në vecanti për funksionimin e shtetit ligjor.















