Këshilltari ligjor i PD-së Gazmend Bardhi, tha se Partia Demokratike do të paraqesë padi penale pë rata që firmosen marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe kompanisë, CEZ. Në një intervistë për Ora Neës, Bardhi e cilsëoi këtë marrëveshje të qeverisë me CEZ si vjedhje e shekullit, dhe tha se do kallëzohen penalisht firmëtarët e kësaj marrëveshje të fshehtë.
“Do e nisja me atë që PD-ja e konsideron si vjedhjen e shekullit të çdo shqiptari. Marrëveshja me kompaninë CEZ, marrëveshja me pajtim që miratoi qeveria në mënyrë të errët, pa i bërë transparencë publikut dhe futi në Kuvend një projekt ligj ku rimerrte 76% të aksioneve të kompanisë CEZ shpërndarje dhe i falte kompanisë CEZ 95 milion euro. PD pret hyrjen në fuqi të ligjit për të ndërmarrë të gjitha masat për të ndaluar këtë aferë të pastër korruptive. Çdo person qe ka hedhur firmën në këtë marrëveshje dhe ka zhvilluar negociata të fshehta në këtë marrëveshje në dëm të shqiptarëve, do të paditet. Do të ketë kallëzime penale, kundrejt kujdo që ka qenë pjesë e kësaj afere korruptive”, tha Bardhi. Ai sqaroi sërish detaje rreth raportit mes kompanisë CEZ dhe shtetuit shqiptar duke theksuar se ishte kompania çeke ajo që i detyrohej shtetit shqiptar vlerën prej 3 miliardë dollarë dëmshpërblime.
“Ishte CEZ i ai që i detyrohej shtetit shqiptar një vlerë me 3 miliardë dollarë dëmshpërblime. Shqipëria ka dal e humbur nga kjo marrëveshje dhe shqiptarët kanë dalë të vjedhur. Përderisa avokatët ndërkombëtarë e inkurajonin shtetin shqiptar ta çonin çështjen në arbitrazh, duke qënë se janë të gjitha mundësitë me dokumentacion të rregullt që Shqipëria të përfitonte dëmshpërblimin 3 mld dollarë, por duke i faluar edhe 95 milion euro kompanisë çeke”, tha këshilltari ligjor i PD.














