Qeveria mirarton hartën e çmimeve të shitblerjes së apartamenteve si dhe koston e ndërtimit të banesave nga EKB
Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2014, do të jetë 39 482 lekë /m² për sipërfaqe shfrytëzimi. Kjo shifër pasqyrohet në vendimin e Këshillit të Ministrave për hartëne re të shitblerjes së apartamenteve në Tiranë dhe në të gjtihë Shqiëprinë. Vendimi i qeverisë ka hyrë në fuqi më 15 gusht dhe parashikon edhe ulje të cmimeve të apartamentëve në kryeqytet dhe shumicën e qyteteve të vendit.
Vlera mesatare e shitblerjeve të banesave në tregun e lirë për Tiranën këtë vit është 89,125 lekë metri katror, nga 89,700 lekë që ishte në 2013. Në Durrës vlera mesatare e shitblerjeve për këtë vit është 70,093 lekë metri katror, nga 74,000 lekë metri katror që ishte një vit më parë. Në Vlorë çmimi mesatare është rritur në vlerën 61,655 nga 60,700 vitin e shkuar, ndërkohë që ulje çmimesh janë regjistruar edhe në edhe në Korçë, Lezhë e Kukës. Vlerat e përcaktuara çdo vit nga Enti Kombëtar i Banesave merren si referencë për taksimin e çdo shitblerjeje të pasurive të paluajtshme.
Në kryeqytet në zonën 5/1 të kryeqytetit, ish-‘Blloku’, zona te stadiumi “Selman Stërmasi”, zonën e Librit Universitar, Garda e Republikës, çmimet për këtë vit kanë rënë në 190,000 mijë lekë metri katror nga 191,000 mijë lekë në hartën e vit 2013. Te lagja “Ali Demi” që korrespondon me nënzonën 1/1 çmimet kanë rënë në 98,000 lekë metri katror nga 98,200 vitin që shkoi. Në zonën 2, e cila nis te Ministria e Jashtme, Pazari i Ri, Bashkia e Tiranës çmimet maksimale kanë rënë nga në 190,000 lekë nga 193,000 lekë në vitin 2013.














