Deputeti demokrat deklaroi se vendimi i kreut të shtetit për të kthyer për rishqyrtim ligjin për shkollën e Magjistraturës, është konformë kushtetutës
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, shprehet se vendimi i presidentit Nishani për të kthyer ligjin për Shkollën e Magjistraturës, është pasojë e konsultimit të tij me ndërkombëtarët. Me një mesazh në facebook, Halimi shprehet se vendimi i presidentit është i drejtë dhe Kushtetues, duke theksuar se institucionet ndërkombëtare në Shqipëri, sygjeruan që ligji të mos miratohej me nxitim pa u konsultuar me aktorët drejtësisë dhe ekspertizën ndërkombëtare. “Presidenti dëgjoi BE, KE, OSBE dhe SHBA, të cilët njëzëri kërkuan mosmiratimin e ligjit me nxitim, brenda natës dhe pa konsultim me aktorët e drejtësisë dhe ekspertizën ndërkombëtare. Rama nuk i dëgjoi dhe eci në rrugen e autoritarizmit oriental për të kapur drejtësinë. Presidenti qëndroi në anën e ndërkombëtarëve dhe parimeve europiane për një drejtësi të pavarur nga politika. Rama urdhëroi mbylljen e shkollës së Magjistraturës që gjyqtarë mos bëhen studentët më të mire të zgjedhur me konkurs të monitoruar nga partenerët, sepse do ti emërojë vetë gjyqtarët sic ka bërë në traditen e vet PS para 2005, kur ministrat, zëvendëministrat dhe deputetët bëheshin gjyqtarë brenda natës”, shkruan Halimi. Ai thekson gjtihashtu se delegacioni i BE kërkoi që të pritet fillimi i shtatorit për ligjet e drejtësisë kur dhe do mbërrija ekspertiza ndërkombëtare.
Një ditë më parë, presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke e kosnideruar këtë projektligj të miratuar nga mazhoranca, si antikushtetues.
















