Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për vlerësimin e kushtetutshmërisë së zgjedhjet se Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës mund të bëhet pak ditë pas seancës dëgjimore që është caktuar për datën 21 gusht.
Sipas gazetës “Kosova sot”, burimeve të besueshme, të afërta me Gjykatën Kushtetuese, kanë thënë se shpallja e vendimit do të bëhet rreth datës 25 gusht.
Partitë politike janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në seancën dëgjimore që pritet të mbahet më 21 gusht, për t’i ballafaquar argumentet e tyre. Zyrtarë të PDK-së dhe ata të koalicionit paszgjedhor besojnë se kanë argumente të mjaftueshme për t’u ballafaquar në seancën dëgjimore.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















