Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të Adem Grabovcit të PDK-së, duke e quajtur atë “falltar”.
Reagimi i Mustafës përmes rrjetit social Facebook është bërë pasi Grabovci ka thënë se PDK i ka numrat në Kuvend për ta formuar Qeverinë.
“Falltaret e Koalicionit PDK, mund të flasin për çfarëdo vota, por blloku shumicë LDK AAK Nisma tregoi se ka mbështetjen e 83 deputetëve dhe se mori besimin e shumicës së deputetëve. Ata që nuk e kanë të qartë, duhet të vetëdijesohen se shumica është rregull e demokracisë. Asnjë kërcënim mbi fragjilitetin e sigurisë, nëse PDK nuk është në pushtet dhe mbi “paprekshmërinë ligjore të fituesit” nuk e lëvizë konsistencën dhe besimin e këtij blloku shumicë. Nuk ka fitues me 30% të votave dhe me 37 deputetë nga 120 sish në Kuvendin e Kosovës. Fituesi është ai që merr votat dhe përkrahjen e shumicës së deputetëve, të cilët në mënyrë inkluzive determinojnë shumicën e votave të fituara nga qytetarët, pra mbi 50%. Koha që po kalon nuk do të qoj ujë në mulli të qeverisë Thaçi por do ta vërshojë këtë qeveri me gjithë përbërjen e saj të tanishme antikushtetuese, asambleiste-ekzekutive”, ka shkruar Mustafa.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















