• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfim ekskluziv: Burrneshat që sfiduan “Monstrën” e shtetit

04/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 1 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rrëfim ekskluziv: Burrneshat që sfiduan “Monstrën” e shtetit

04/08/2014
in Lajme, Opinion

Si në polici ashtu edhe në gjykatë provuan urrejtjen dhe paragjykimin mbi baza të identetit kombëtarë dhe fetar. “Na kanë detyruar të falemi në polici. Na kanë akuzuar se jemi kriminele dhe terroriste pasi mbajmë shami. Kemi dhënë shumë sqarime përse lexojmë Kur’an. Më thoshin sa kam qenë në Afganistan dhe se kam luftuar përkrah radikalëve islamë. Jemi keqtrajtuar edhe fizikisht, na kanë rrahur e kanë gjuajtur pa mëshirë. Por, torturat psikike dhe provokimet e inspektorëve ishin ende më të rënda”, tregon Kimetja. Tortura dhe dhuna e përjetuar, janë kthyer në makth. Dridhet tek kujton çastin e intervistës me “njeriun me maskë”.

Shkruan: Laura PAPRANIKU

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

I nisur me qëllim për të njollosur shqiptarët në çdo anë, aksioni me emrin “Monstra” i policisë maqedonase, ishte kujdesur që këtë radhë të mos i kursejë as gratë. Qëllimi lehtësisht i kuptueshëm: t’i serviren opinionit “nëna dhe motra terroriste”. U arrestuan katër gra, tre prej të cilave të mbuluara, me qëllim që gratë shqiptare të duken monstruoze edhe për nga paraqitja e jashtme, pra nga veshja e tyre tradicionale me mantel dhe shami që në masë të konsiderueshme në Maqedoni mbajnë gratë në ambiente publike. Lokja e Kumanovës, sikurse e quajtën 60-të vjeçaren Feride Bilallin nga fshati Hotël i Kumanovës, si dhe të rejat Mirvete Jashari, Kimete Demiri dhe Sureja Asipi nga vendbanime të ndryshme të Shkupit provuan të përbalten me akuzën për “terrorizëm dhe radikalizëm islam”. Nga gra të rëndomta, nëna, nuse e motra të përkushtuara për familjen e tyre, aksioni i 26 muajve më parë synoi t’i tjetërsojë në atë çfarë nuk ishin në të vërtetë dhe që me sinqeritetin e modestinë e skajshme e kanë vështirë ta kuptojnë se mundet që shteti ku ata jetojnë t’i etiketojë kaq lehtë për krime me të cilat nuk i lidh asgjë.

Leksioni që duhet ta kenë mësuar

Për 48 orë sa kishte zgjatur arrestimi i saj, Kimete Demiri tregon se ajo dhe shoqet e saja kanë provuar për së afërmi dhunën fizike dhe psikike. Si në polici, ashtu edhe në gjykatë kanë përjetuar urrejtjen dhe paragjykimin mbi baza të identitetit kombëtar dhe fetar. “Na kanë detyruar të falemi në polici. Na kanë akuzuar se jemi kriminele dhe terroriste pasi mbajmë shami. Kemi dhënë shumë sqarime përse lexojmë Kur’an, përse mbajmë mbulesa dhe tjera që lidhen me fenë islame. Më thoshin sa kam qenë në Afganistan dhe se kam luftuar përkrah radikalëve islam. Jemi keqtrajtuar edhe fizikisht, na kanë rrahur e na kanë gjuajtur pa mëshirë. Por, torturat psikike dhe provokimet e inspektorëve ishin edhe më të rënda”, tregon Kimetja. E konsideron veten me fat që nuk ka pranuar ta deklarojë “po”-në e kërkuar me ngulm nga inspektorët për vrasjen makabre të pesë maqedonas te liqeni i Smillkovës, më 12 prill 2012. “Fati i madh që nuk kam pranuar se kemi lidhje me atë vrasje, edhe pse më patën bërë injeksion, mbase për ta humbur vetëdijen. S’di të them çfarë injeksioni ishte ai, por pas një kohe e pashë veten të shtrirë përdhe, në pllaka. Inspektorët hynin e dilnin me IPhone në dorë duke incizuar gjithçka. E humba sërish vetëdijen kur më thanë se prindërit të kanë vdekur, që të dy, edhe nëna edhe babai. Thoshin ta deklaroj se vrasjen e ka bërë im vëlla dhe të më lëshonin mua, që të paktën të shkoj unë në varrimin e prindërve. Vëllai, sikurse mundoheshin të ma mbushnin mendjen mua, edhe ashtu e paska pranuar fajin. Bile më thoshin se paska ardhur edhe daja jashtë të më marrë dhe se më lutej të pranoj se janë të vërteta ato që thoshin inspektorët dhe se kjo qenka në të mirën e të gjithëve. Gjithë kohës më kërkonin vetëm të them “po” dhe asgjë më shumë”.

Tortura dhe dhuna e përjetuar janë kthyer në makth. Dridhet tek sa kujton çastin e intervistës me “njeriun me maskë”. Mund të ishte ora rreth dy e mesnatës, kur në dhomë ia mbërrin një njeri me maskë në fytyrë. I urdhëroi të dalin jashtë të gjithë tjerët, e mbylli derën me çelës, më afrohet pranë dhe më thotë se është i pamëshirshëm edhe me gra dhe se do të bëhet i dhunshëm nëse nuk pranoj të them “po”, rrëfen Kimetja, një vajzë krejt e brishtë, por me zemër të madhe. Mjeranit, që kishte fshehur fytyrën me maskë, mbase nuk i kishte rastisur të përballet me urtësinë dhe krenarinë e gruas shqiptare. Tani ishte çasti kur ai do të njihte një burrneshë. Çasti kur do të merrte leksione trimërie nga një vajzë me shtat të njomë. “I thash se neve shqiptarët flasim sy më sy. E po të jesh ai burrë që tregon kaq trimëri largoje maskën dhe bisedo duke të parë dhe duke më parë në fytyre. Trimëria nuk kallëzohet me gra dhe fëmijë”. Kreatorët e “Monstra”-s nuk kishin llogaritur se do të përballen me burrnesha, të cilat nuk ka dhunë e dredhi që mund t’i mposhtë kur u cenohet nderi dhe e vërteta. Mbase nuk e dinin këtë ose e kishin harruar. Tani duhet ta mësuar, sigurisht…

Vetëm Zotit i besojmë

Njëjtë si Lokja e Kumanovës, Mirvetja (bashkëshortja e Afrimit – i dënuar me burg të përjetshëm) dhe Suraja (bashkëshortja e Halil Demirit, që vuan dënimin për një akuzë tjetër në Kosovë), edhe Kimetja e kishte patjetër ta kalonte kordonin e policëve disa metra të gjatë. “Na kanë grushtuar dhe shqelmuar pa mëshirë. Nuk besoja se do të dal e gjallë nga ai kordon. Loken nga Kumanova e sollën të alivanosur në sallë”. Besoni ose jo, kordoni i policëve, ku desh na morën shpirtin, ishte ngritur në korridorin e Gjykatës! Nuses së Halilit mundoheshin t’ia heqin shaminë nga koka. Loken e sollën të alivanosur në sallë. Më dukej se do të jepte shpirt. Do të pyesni se ku? – Në institucionin ku neve pritnim të vendoset drejtësia. Por, që për fatin tonë të keq, u provua se për shqiptarët myslimanë të Maqedonisë vlejnë ligje të tjera”, nënvizon Kimetja.

Kanë kaluar dy vjet e gjysmë nga ia aksion i mallkuar dhe ajo pranon se edhe më tej ai e trishton në gjumë, e jo vetëm. “Më bëhet se dëgjoj zhurma dhe policë që vijnë të më marrin. Trishtohem e them me vete “Jo, s’ka mundësi”. S’më besohet se ajo gjëmë ra mbi mua, mbi familjen time, se mund të akuzoheshim për vrasje edhe atë për çfarë, për terrorizëm, radikalizëm. Absurde dhe e frikshme njëkohësisht. Jam të paktën krenare që populli shqiptar na beson se nuk jemi ne as terroristë dhe as radikalë. Mbështetja që na kanë dhënë shqiptarët nga gjithë bota, duke dalë në protesta dhe duke mbështetur kërkesat kundër drejtësisë selektive në Maqedoni”, thotë Kimetja dhe vazhdon: “Na kanë shëruar të paktën shpirtin se ka dikush që beson në pafajësinë tonë”. Ajo nuk ka humbur shpresat në urtinë e thënies popullore “E drejta edhe nëse vonon, nuk harron”. Protestat mbarëshqiptare, sigurisht që ia miklojnë shpirtin dhe ushqejnë shpresën. E nëse jo populli, Zoti do ta nxjerrë të vërtetën në dritë. Është mbështetur tek Zoti dhe vetëm Atij i beson!

Kur preken gratë, shembet morali i shoqërisë

Ideja e aksionit “Monstra” duket tepër djallëzore: të acarohen marrëdhëniet edhe ashtu të brishta ndëretnike duke rritur në sytë e maqedonasve shkallën e rrezikut nga shqiptarët edhe prej elementit femëror. Xhiroja që bënin fotot dhe incizimet e MPB-së me protagoniste gra shqiptare të mbërthyera krahësh nga policë me maska në fytyrë s’ka si të jetë e rastësishme. Në fakt fytyrat e tyre duhej të errësoheshin ose të mbuloheshin në pamjet dhe incizimet para se të dilnin nga laboratorët e policisë. Fundja, ky është një prej standardeve që policia e shtetit duhet ta zbatojë në respekt të ligjeve vendore dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të njeriut. Mirëpo, regjisori i “Monstrës” dëshironte të ndërtojë personazhe me fytyra të zbuluara, që kur nesër të dalin në rrugë të identifikohen prej të tjerëve si “montruoze” dhe “terroriste”. Përveç kësaj, me arrestimin, kaqtrajtimin dhe mbajtjen në polici të grave, shqiptarët po goditeshin në pikën më të dobët të moralit shoqëror. Po prekej nderi i familjes! Ato që edhe në kohërat më zymta të historisë edhe në regjime më të egra kanë ditur t’i mbrojnë motrat, gratë dhe nënat e tyre nga shteti (dhuna dhe keqpërdorimi), në përballjen me aksionin “Monstra” dështuan ta bëjnë këtë. Thjesht, e panë se sa të pafuqishëm ishin për të mbrojtur gruan nga dhuna dhe terrori… Po shembet ngrehina e paprekshmërisë, njofton portali Shenja.

Ishte ora katër e mëngjesit, atë ditë maji, kur shtëpia e familjes Demiri në dalje të fshatit Haraçinë, ishte nxirë nga forcat e shumta policore. Të gjithë të armatosur deri në dhëmbë kërkonin: ku është Kimete Demiri? – Disa më rrinin me automatikë te koka, të tjerët kontrollonin shtëpinë. Nuk mund të besoja çfarë më shihnin sytë. Ishin aq shumë, sa mendoja se kishin sjellë një batalion të tërë dhe s’di se si nuk rrëzohej shtëpia të na përpinte të gjithë. Po, ç’punë kisha unë me policinë? Nuk e dija nëse isha zgjuar apo isha në ndonjë ëndërr të frikshme, tregon Kimetja, atëherë vetëm 21 vjeçe. Dhunshëm ia vënë prangat dhe e nxjerrin në korridor, ku qëndronte gjithashtu i prangosur Qazmedini. Kthjellet çuditshëm kur mëson se ka një fletarrest si për të ashtu edhe për të vëllanë. Akuzën e mësuan shumë orë më vonë, kur motër e vëlla, rreth orës 9, u shoqëruan në stacionin policor të Proleqes në Shkup. Kishin lënë nënën e palëvizshme dhe të atin e sëmurë në shtëpi. Po niseshin drejt të panjohurës, grackave që ishin vendosur për ta. Kimetja ishte me fat. Një fotografi që ishte planifikuar të shërbente në gjyq si argument për gjoja pjesëmarrjen e saj në vrasjen e Smillkovës, rezultoi të ishte bërë katër ditë para krimit. “Pra, mua më kishin ndjekur, më kishin fotografuar para se të ndodhte krimi për të cilën u akuzova. E mbaj mend shumë mirë edhe vendin ku na kanë fotografuar, në “Ramstore mall”. Ka qenë data 8 prill, e mbaj mend si tani – e kishim lënë të takohemi atë ditë te “Ramstori” me të dashurin, sot bashkëshort i imi, Burhanin. Ishte kthyer nga Austria ku kishte qenë për vizitë te disa familjarë. Pra, ishte ditë e veçantë takimi. Nuk mund ta harroja as datën dhe as mënyrën se si isha veshur. Mbaja një palë xhinse dhe një bluzë. Atëherë isha e pamartuar, dilja pa mbulesë”, deklaron Kimetja. Shpalosja e argumenteve në sallën e gjyqit, ia siguruan lirinë e munguar më parë. Më 3 maj 2012 u kthyen bashkë me Qazmedinin të dërmuar në shtëpi. E kishin liruar po atë ditë edhe Surajën, atëherë e fejuara e tani nusja e Halilit. Sa herë u bie të flasin për këtë histori, binden ende më shumë se ishin viktimë e një procesi të montuar.

Drejtësia për dikë mbërrin më shpejt, ndërsa për tjerët më vonë. E rëndësishme është që shpresat nuk janë humbur dhe se, të mbështetur në Zot, presin që një ditë të lirohen të gjithë të pafajshmit.

Post Views: 102
Previous Post

Ja 17 universitetet që do të mbyllen!

Next Post

Shqiptarët luftojnë në Donjeck kundër forcave proruse

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Shqiptarët luftojnë në Donjeck kundër forcave proruse

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.