Në ditët në vazhdim, e sidomos në vikend, pritet të ketë kolona të gjata në dalje nga Kosova, për shkak të fluksit të bashkatdhetarëve. Autoritetet kufitare bëjnë thirrje që përveç pikave kufitare me Serbinë tek Dheu i Bardhë dhe ai në Merdar, të shfrytëzohen edhe ato të Muqibabës dhe Mutivodës.
Nga Ministria e Diasporës thonë se vazhdimisht kanë bërë përpjekje për t’iu shmangur këtyre problemeve. Sipas ministrit në detyrë, Ibrahim Makolli, përkundër angazhimeve të mëdha të autoriteteve kosovare, autoritetet kufitare të Serbisë janë ato që në shumicën e rasteve i shkaktojnë pengesat.
“Jo gjithçka varet nga ana jonë, sepse procedurat të cilat i kanë në funksion autoritetet kufitare të Serbisë janë ato që në shumicën e rasteve i shkaktojnë pengesat, transmeton KP. Ne reagojmë secilën here tek autoritet ndërkombëtare për të pasë një presion më të madh. Por, për fat të keq edhe këtë vit ka pasë pritje”, deklaron Makolli.
Një faktor tjetër që shkakton pritje të gjata, Makolli thotë se është numri i vogël i nëpunëse të cilët i pajisin automjetet me regjistrim të huaj me polisat kufitare të sigurisë.
“Me Policinë e Kosovës, e me autoritetet e tjera, kemi biseduar që të rriten kapacitetet. Për fat të mirë, sa herë që ka pasë fluks të madh, janë rritur kapacitetet në mënyrë që të përballohet kjo ma lehtë. Por, për fat të keq, në veçanti gjatë vikendeve kemi pritje jashtëzakonisht të gjata, të cilat zgjasin deri në tetë orë”, thotë Makolli.
Vikendin e kaluar është raportuar për kolona të gjata të pritjeve për të hyrë në Kosovë, në pikat kufitare me Serbinë tek Dheu i Bardhë dhe ai në Merdar.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














