Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) e sheh me shqetësim faktin që auditimi i Bankës së Shqipërisë kryhet nga subjekte private të përzgjedhura nga këshilli drejtues i këtij institucioni, i cili kryesohet nga Guvernatori Ardian Fullani. Në vitin 2013, KLSH-ja i ka kërkuar Bankës së Shqipërisë të heqë dorë nga kjo praktikë, e cila përbën konflikt interesi, pasi “Këshilli Mbikëqyrës nuk është i ndarë nga ekzekutivi, për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori”.
Po ashtu, KLSH-ja kërkon që kompetenca për përzgjedhjen e kompanisë private që do të auditojë Bankën e Shqipërisë t’i jepet ekskluzivisht Kuvendit.
“Për të rritur mirëqeverisjen, transparencën dhe besueshmërinë e publikut, vendosja e audituesit të jashtëm nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili nuk është i ndarë nga ekzekutivi për shkak të drejtimit të tij nga Guvernatori, rekomandoj: Ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së audituesit të pasqyrave financiare, për të shmangur konfliktin e interesit në përzgjedhjen e tij, duke ia kaluar këtë kompetencë Kuvendit të Shqipërisë, referuar edhe praktikave më të mira botërore”, raporton Balkanweb.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















