‘Ju lekun e keni Zot, nuk ua ndjene as për shqiptarët, as për familjet e ish-ushtarëve të UÇK-së’
Abdilaqim Ademi i BDI-së sot foli edhe për fjalimin e Gruevskit me rastin e festës së Ilindenit, ku theksoi se mesazhet ndaj sfiduesve të marrëdhënieve ndëretnike janë qëndrim i përbashkët i Qeverisë.
Ndërkaq, në një deklaratë për këtë ka reaguar publicisti dhe drejtuesi i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari.
“Eh more Qimë, edhe politiken shqiptare e keni degjeneruar. Per cilën “avancim nderetnik” flet ti, o i shkretë… Ti ben krim ndaj shqiptareve dhe ndaj luftes se 2001-shit, kur e thua kete shprehje. Me se paku, ju (BDI), keni te drejt te flisni per avancim nderetnik!
Avancim juaj nderetnike eshte ky:
-Moszyrtarizimi i gjuhes shqipe
-Enciklopedia fyese per shqiptaret
-Diskriminimi i vazhdueshem i shqiptareve
-MONSTRA, SOPOTI, BRODECI, RADUSHA, RADISHANI etj.
-Flamuri kombetar
-Rrahja e orkestruar e nexnesve shqiptarë
-“Gjorce.”, djegia e pasurise shqiptare
-Statusi i parregulluar i ish-ushtareve dhe familjeve te deshmoreve
Kete, e quan avancim ti. Po ti (dhe tjeret qe flasin keshtu) s’ke turp, sepse po te kishe turp, nuk do e thoje kurre kete. Ju lekun e keni Zot, nuk ua ndjene as për shqiptarët, as per familjet e ish-ushatarëve të UÇK-së”, – thekson Hajdari.
















