• Latest
  • Trending
  • All

Si i përcaktoi Eqrem Cabej qëndrimin e politikave arsimore në Himarë?

02/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Si i përcaktoi Eqrem Cabej qëndrimin e politikave arsimore në Himarë?

02/08/2014
in Histori, Lajme

     Kjo letër është një Promemorie e hartuar dhe e paraqitur në vjetin 1936 nga Eqrem Çabej, kur ai kryente funksionin e inspektorit në Ministrinë e Arsimit t’asokohe. Është në vetvete përgjigja zyrtare e Shtetit Shqiptar ndaj një kërkese për çelje të shkollave greke në katundet tona Himarë, Dhërmi e Palasë. Dy elemente bien në sy në këtë relacion zyrtar:

 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

     1. Së pari përgjegjshmëria e shtetit t’asokohe si dalëzotës i edukimit të shtetasve të vet, e cila nuk dëftohet me vorbulla fjalësh marrakote si të sotmet, po përmes politikave konkrete arsimore në restaurimin dhe mëkëmbjen e shkollave, në shtimin e personelit mësimdhënës e poashtu në bursat të veçanta për “djelm e vajza të kësaj krahine, nga familje të vobekta dhe arsimdashëse”.

     2. Së dyti, ky relacion dallohet për një analizë të imtë dhe tejet profesionale të elementeve kulturore, mbi të cilat janë themeluar vendimet e politikave arsimore. Sjellim këtu një fragment nga përimtimi i Çabejt-inspektor arsimi: “Himara në tanësinë e sajë ka qenë dhe asht një krahinë shqiptare, ku sundojnë edhe sot cilësit e racës shqiptare ma fort se në disa krahina të tjera të Shtetit t’onë. Për origjinën shqiptare të së tre katundeve të Himarës në fjalë [Himarë, Dhërmi e Palasë], flasin qartas zakonet krejt shqiptare labe të tyne; po për këtë origjinë flasin emnat e familjeve dhe të vendeve (toponomastika). Sidomos flasin kangët e vajtimet e tyne të cilat janë shqip, zakonet ndër lindje, martesa e vdekje si dhe ndër festat e ndryshme të vjetit […]

     Të tri këto katunde e dinë vetë fare mirë shqiptarizmin e tyne dhe e kanë deklarue me çdo rast këtë të vërtetë. Ata e dijnë se janë nji fis me lebrit e Vlonës e të Kurveleshit, me të cilët bajnë edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fesë. Banorët e Palasës kallxojnë edhe sot se rrjedhin prej Dukatit të Vlonës, banorët e lagjes Gjilok të Dhërmiut krenohen e thonë se rrjedhin prej Kruje dhe kanë qenë ushtarë të Skanderbeut. Të tre katundet e dijnë edhe sot se kanë far’e fisin e vet në Labëri: në Progonat, në Nivicë të Kurveleshit dhe në katundet Velçë, Tragjas e të tjera të Vlonës. Nga këto fakte rezulton pra në mënyrë të padyshimtë se të tri katundet janë origjinë shqiptare. Ato nuk mund të quhen jo minoritet i plotë si Çamërit t’onë në Greqi, po as edhe minoritet gjuhe, as race”.

     Kanë kaluar plot 73 vjet nga koha kur Çabej hartoi Promemorien mbi shkollat e Himarës. Ajo çka shenjon përshtypjen tonë pas leximit të saj është fakti se si në fushë të gjuhësisë, ashtu edhe në punë të edukimit kulturor e arsimor, kontributi i Çabejt vijon të mbetet modern e aktual. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, pasi këtë kontribut shumëplanësh e ngjizi diçka e pakohshme: dashuria për vendin dhe njerëzit e këtij vendi. Kjo dashuri ka njimend forcë të përtërijë gjithçka, deri edhe vetë politikën.

 

Promemorie:

Mbi shkollat e Himarës, paraqitun prej Ministris s’Arsimit

 

Të merren masa mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi, Vangjel Rusi në Dhërmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj në Himarë, Jorgji Bollano në Himarë e Miho Zhonga në Sarandë, si edhe mbi të tjerë që njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortë dhe të mos u lihet dorë e lirë…

 

1936
Lutja e të tre katundeve: Himarë – Dhërmi e Palasë

 

Të tri katundet e nënprefekturës së Himarës: Himarë, Dhërmi e Palasë me shkresat Nr.1256 dt. 7.V. 1936 e Nr. 1256/II dt. 16.V.1936 i janë drejtuar kryesisë së Këshillit ministruer që t’u apin leje për çelje shkollash greke minoritare. Lutja e Himarës përmend 144 nënshkrime: nga këto janë 64 greqisht e 80 shqip. Lutja e Dhërmiut përmban 121 nënshkrime nga këto janë 26 greqisht e 95 shqip. Lutja e Palasës përmban 88 nënshkrime nga këto janë 34 greqisht e 54 shqip. Prej kësaj rrjedhë se nënshkruesit nuk dijnë të gjithë greqisht ose së paku zotnojnë shqipen për nji pjesë të mirë. Nji tjetër pikë me randësi në këtë lutje asht edhe fakti se janë shkrue prej nji dore dhe janë kopjet e njana tjetrës. Pra rezulton se lutjet i ka shkrue po nji dorë.

 

Shqiptarizmi i Himarës

 

Fakti që të tre katundet në fja përdorin greqishtë si gjuhë të përgjithshme në këto brezat e fundit asht rjedhja e marrë dhanjeve të ngushta sidomos tregtare qi ka pas Himara me ishujt grek, asht edhe rjedhja e propagandës së vazhdueme sistematike të kishës greke. Këjo kishë ka qënë sidomos qysh prej kohës së Katerinës së II. të Rusisë (shekulli XVII – vegla e parë e nacjonaliste e grekve për greqizimin e 4 popujve ballkanikë e sidomos të shqiptarëve të jugut. Por Hirama në tanësinë e sajë ka qënë dhe asht një krahinë shqiptare, ku sundojnë edhe sot cilësit e racës shqiptare ma fort se në disa krahina të tjera të Shteti t’onë. Për origjinën shqiptare të tre katundeve të Himarës në fjalë flasin qartë zakonet krejt shqiptare labe të tynë, për këtë origjinë flasin emrat e familjeve dhe të vendeve (toponomastik). Sidomos flasin këngët e vajtimet e tyne të cilat janëë shqip, zakonet ndër lindje, martese e vdekje si edhe festat e ndryshme të vjetit. Thash me qënë se në folklorë përgjithësisht ruhen sekretet e vjetra të jetës etike, rezulton pra se gjuha greke që ata kanë adoptue ma vonë asht pa dyshim ma e re se zakonet e vjetra shqiptare që kan, sepse zakonet janë shprehje ma konservatore të jetës shpirtënore të nji populli se sa gjuha. me gjithë këtë duhet shtue se grat e mocme flasin dhe dijnë sot shqip në katundet në fjalë.

Të tri këto katunde e dinë vetë fare mirë shqiptarzimin e tyre dhe e kanë me çdo rastë këtë të vërtetë. ata e dijnë se janë një fie me labrit e Vlorës e të Kurveleshit, me të cilët bajnë edhe sot krushqi me gjith ndryshimin e fes. Banorët e Palasës kallxojnë edhe sot se rrjedhin prej Dukatit të Vlorës, banorët e lagjes Gjilok të Dhërmi-ut krenohen e thonë se rjedhin prej Kruje dhe kanë qenë ushtarë të Skënderbeut. Të tre katundet e dijnë edhe sot se kan far’e fisin e vet në Labri, në Progonat, në Nivicë të Kurveleshit dhe në katundet Velcë, Trajas e tjera të Vlorës. Nga keto fakte rezulton pra në mënyrë të pa dyshimtë se të tria katundet janë origjinë shqiptare. Ato nuk mund të quhen jo minoritet I plotë si Camërit t’onë në Greqi, por as edhe minoritet gjuhe aq race.

Për këto arsyet të tria katundet nuk mund t’ u aplikohet rregullorja e shkollave mnoritare greke. ky vendim shtojmë se pajtohet me dëshirën e flakët të një pjese të kosiderueshme të popullsisë së Himarës, Palasës e sidomos të Dhërmiut, e cila don vetëm shkolla shqipe. Asht për t’u shënuese partija e shkollave shqipe përbahet ma tepër prej të rinjve dhe intelektualëve, kurse partia grekofono prej gjeneratës së djeshme prej pleq dhe priftnash.

 

Mësimi i Greqishtes dhe i fes

 

Greqishtja: me qenë se këto tri katunde kanë desherue disa vjet ma parë që të mësojnë edhe gjuhën greqishte, Ministria e Arsimit, me gjithë faktet që permenden ma nalt, ka dhanë lejen, qyshë prej vitit 1930 për mësimin e nji ore greqisht në ditë për çdo klasë të çdo shkolle në tre katundet në fjalë, d.m.th 6 orë në javë për çdo klasë. Ministria këto 6 orë në javë greqisht për çdo klasë vazhdon t’i lejoj edhe sot, edhe ky mësim vazhdon të jepet. Mësimi i greqishtes epet prej mësuesish t’emnuem e të paguem prej Ministris s’Arsimit. Në lagjen Spile të Himarës mësuesi i Shqipes Zot.Nikolla Burbo, prej Spile-s në vjetin 1935-36 ka dhanë në çdo klasë 5 orë shqip me nji orë greqisht në ditë.

Në shkollën Mashkullore të Himarës ka nji mësues të veçantë të greqishtes, Zot.Kost Çollaqi, grekofon nga Kat. Çerkoviç, komunë e Dhrovianit afër Delvinës. Ky ep nga nji orë në ditë greqisht për çdo klasë. Në shkollën femnore të veçantë të Himarës deri sot nuk asht dhanë mësim greqisht. Në Dhërmi ka nji mësues të veçantë të greqishtes,Zot.Kristofor Kondi nga Vuno i Himarës. Ky ep nga nji orë greqisht në ditë në çdo klasë të kësaj shkolle.

Në shkollën femnore të Dhërmiut nuk asht dhanë ndonji orë mësim greqisht. Në shkollën e Përzieme të Palasës mësuesi i Shqipes Zot. Spiro Fotiadhi nga Dhërmiu ka dhanë në vjetin 1935-36 në çdo klasë nga 5 orë shqip dhe nga një orë greqisht. Mësimi i fes: Përvec të mësimit të greqishtes epet dhe mësimi i fes i lejuem prej Ministris s’Arsimit dhe i dhanë prej mësuesish që kan dhanë dhe mësimin e greqishtes. Mësimi i fes asht dhanë jashta lokalit të shkollës edhe jashtë orarit të mësimit, me anën e qarkores të Ministris s’Arsimit Nr.1641:9 dt.14.XI.1930. Por mbas shkresës të Ministris së P. Mbrendeshme Nr.23:70 Res dt.29.4.1936 drejtue Nenprefekturës së Himarës, në marrëveshje me Ministrin e Arsimit u vendos që të tolerohet mësimi i fes brenda lokaleve të shkollave shtetnore, prej mësuesve që mësojnë greqishten dhe në ditën e mërkurë dhe të shtunë jashta orarit shkolluer. Për shkak të numrit të pakët të nxanësve mësimi i fes asht bamë kolektiv në të gjitha klasat dhe në këto shkolla: Shkolla e Spiles, Mashkullorja e Himarës, Mashkullorja e Dhërmiut dhe shkolla e Përzime e Palasës, prej mësuesve të greqishtes që përmenden ma nalt. Mësimi i fes asht bamun në gjuhë greqishte.

 

VI. Bursat:

 

Ministrija e Arsimit ka marrë sivjet dhe do të marrin edhe në vjetin e ardhëshëm shkolluer nji numër bursistash djelm e vajza kë kësaj krahine nga familje të vobekta dhe arsimdashëse.

 

Përfundim:

Përfundimisht kemi nderin të shënojmë dhe pikat që vijojnë: jemi të mendimit se nji sjellje tepër e butë e autoriteteve qeveritare nuk asht fort me vend për arsye se inkurajon grekomanët. Tue pasë parasysh dhe paren e shumtë që derdh Greqija në Himarë dhe në Jugë përgjithësisht për qëllime propogande, mendojmë se asht e arsyeshme të studjohen dhe të merren disa masa të reja:

I.Të detyrohet populli të paguajë rregullisht taksat qeveritare,

II.Të ndalohen të hyjnë lirisht në Himarë propogandistët grekomanë,

III. mbi disa persona që janë agjenta të konsullatave greke të Vlonës e të Sarandës si Thanas Babi në Vlonë, Dhimitër Muço në Dhërmi, Vangjel Rusi në Dhërmi, ish kryeplak i lagjes Gjilek, Niko Milo dhe Sokrat Palaj në Himarë, Jorgji Bollano në Himarë e Miho Zhonga në Sarandë, si edhe mbi të tjerë që njef administrata t’ushtrohet nji kontroll i fortë dhe të mos u lihet dorë e lirë. Gjithashtu të mbikëqyren shoferët që shpiejnë e bien postën dhe gazeta prej Himare në Vlonë e në Sarandë dhe prej këtyne qyteteve në Himarë.

IV. Mbi këta persona të damshëm për interesat e nalta të Shtetit t’onë mund të zbatohen eventualisht e si mbas rastit dispozitat ligjore pr ndëshkimin eksemplarë të tyne.

V. Nxanësit që janë në moshë prej 6 vjeç e nalt, do të tërhiqen të shkojnë në shkollat shqipe me masat dhe mjetet që asht tu e marrë Ministrija e Arsimit. Në rasë se do të dështoshin këto masa, vijimi në shkolla do të bahesh detyrueshëm si mbas nenit 28 të D.L.O të t’arsimit.

VI. Nxanësit që venë në shkollat t’ona si dhe besnikët t’onë duhet të gëzojnë lirinë e vet të plotë dhe të privilegjohen në çdo mënyrë si me bursa të mbrendëshme e të jashtëme nëpunësina e tjera.

VII. Pasunija e konsiderueshme e Kishës së Himarës, sot asht tue u përdorë për mjete propogandiste greke. Do të duhet të kontrollohesh prej autoriteteve përkatëse.

VIII. Nëpunësit e Administratës të Drejtësis e të Gjindarmëris duhet të jenë të zgjedhun nga çdo pikpamje, të jenë njerz me kulturë dhe me eksperiencë në jetën e administratës, dh etë provuem në pikpamje komnbëtare. Me sjellje të mirë, me takt dhe me energji në rasë nevoje këta do të fitojnë pak nga pak simpathin e banorve dhe do të baj për vedi sidomos brezin e ri e shkolluer.

Ministrija e Arsimit asht e mendimit se në qoftë se nuk merren masa të shpejta e adapte, këjo çështje do të ket dy konseguenca: e para të tre katundet në fjalë do të bahen minoritet grek kuptimin e vërtetë e të plotë të fjalës: e dyta gjuha greke do të fillojë të përhapet dhe në katundet e tjera të Himarës, Vuno, Qeparo, Pilur dhe Kudhës.Jemi së fundit të mendimit se me fillimin e vjetit shkolluer qeverija duhet të caktojë nji program veprimi në Himarë, program i cili të drejtojë veprimet e atyne dikastereve të cilat janë t’interesuem në Himarë.

Post Views: 63
Previous Post

Derisa zyrtarët e Kosovës vetëm flasin për rend e sovranitet, Serbia punon: Zgjeron kolonitë në veri

Next Post

Tahiri: VV nuk mori pjesë në çlirimin e vendit, prandaj nuk i di gjërat

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Tahiri: VV nuk mori pjesë në çlirimin e vendit, prandaj nuk i di gjërat

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.