• Latest
  • Trending
  • All

Në SHBA dhe Britani botohet romani i Kadaresë “Muzgu i perëndive të stepës”

01/08/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 29 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Në SHBA dhe Britani botohet romani i Kadaresë “Muzgu i perëndive të stepës”

01/08/2014
in Aktualitet, Kulture, Lajme

“The National”: Po të kishte drejtësi, Kadareja duhet ta kishte marrë me kohë Nobelin

Nga Malcolm Forbes, “The National”, 30 korrik 2014
Në këto kohëra të vështira për blerjen e librit, ku dominojnë thrillerat me gjuhë stereotipe dhe kujtimet e njerëzve të shquar të shkruar nga dikush tjetër, lajmi se, më në fund, është përkthyer në anglisht një roman i vitit 1978, i thjeshtë në subjekt e në zhvillimin e personazheve, nuk ka të ngjarë të ngazëllejë lexuesin e zakonshëm. Fakti se autori i këtij romani është poeti dhe romancieri më i shquar shqiptar mund të jetë më shumë pengese se ndihmë.
Sidoqoftë, për ata që janë të familjarizuar me emrin e Ismail Kadaresë ose të magjepsur nga vepra e tij, ose për ata shpirtra aventurëkërkues, që iu ngjallin interes zërat e huaj të padëgjuar, “Muzgu i perëndive të stepës” mund të jetë një kënaqësi e vërtetë.
Ky roman enigmatik dhe joshës është një rrëfim fiksional i Kadaresë për kohën kur ishte student për Letërsi Botërore në Institutin e mirënjohur Gorki, në Moskë, në vitin 1958. Kjo “fabrikë intelekti” synonte të indoktrinonte një brez të ri poetësh, romancierësh dhe dramaturgësh që të aderonin dhe të bëheshin “prodhimtarë” të realizmit socialist të sanksionuar nga shteti. Kadare e përçmonte mësimdhënien doktrinare (deri në atë masë, saqë iu zvordh dëshira për të shkruar dhe konsideroi seriozisht braktisjen e letërsisë) dhe narratori anonim që rrëfen në vetën e parë në roman gjithashtu ankohet dhe përqesh pjesëmarrësit trushpëlarë të kësaj doktrine.
Për t’iu shmangur tonit deklamativ, narratori i Kadaresë largohet nga ky mjedis sa më shpesh mundet dhe vendoset në një distancë të sigurt nga profesorët e Partisë Komuniste dhe instruksionit të tyre të mërzitshëm. Duke bërë një gjë të tillë, ai fiton liri vetjake dhe ajo që vjen më pas është thjesht një kremtim i moskokëçarjes rinore.
Ne përgjojmë festat e dehjes dhe mbrëmjet letrare, të cilat shpien në zbulimin se “një njeri mund të ndeshë më shumë mrekulli në një natë të vetme në krahasim me ato që stërgjyshërit e vet antropoidë kanë parë në dhjetëra mijëra vite të evolucionit”. Lexojmë për shëtitje me ski dhe udhëtime drejt daçave, endje të çmendura me tren drejt së panjohurës dhe një kërkim ngulmues, të krisur, për vilën e Mbretit Zog. Një pjesë e pushimeve në shtëpitë e krijimit të shkrimtarëve janë pa gjallëri – me shi të herëpashershëm dhe bilardo në Jaltë, net të bardha të pafundme dhe ping-pong në Rigë – por narratori ynë është krijues, duke sajuar vetë argëtimin e tij (zakonisht në formën e dëfrimeve me vajzat ruse) dhe duke bërë humor me absurditetin që e rrethon.
Kadare e mbush romanin e tij me lloj-lloj personazhesh dytësore. Gjejmë aty teto Katjan, babushka e ftohtë, jobuzëqeshëse ndaj tij, e cila monitoron portinerinë në katin e parë të shtëpisë ku flenë studentët si një rojë pa shprehje në fytyrë; ish-partizanin grek Anteo, që tani pi gjithë kohës; dhe studenten e bukur të mjekësisë, Lidën, e cila është e lumtur të ketë një të dashur shqiptar, për sa kohë që ai nuk është shkrimtar.
Nuk është për t’u çuditur që asaj nuk i pëlqejnë ata. Shkrimtarët e institutit përshkruhen si një tufë leshkosh e spiunësh mburravecë e servilë. Më të vjetrit prej tyre, që duhet të ishin edhe më të shquarit, ushqejnë paragjykime të vjetra dhe ngjajnë me “qenie të përçudura, që i kisha parë të futura nëpër tretësira në ca enë qelqi, në muzeun e shkencave të natyrës”. Rekrutët e rinj kanë smira të tmerrshme mes tyre dhe sajojnë gjëma të zeza prapa krahëve. Secili nga ata është mediokër, që ka për qëllim të shkruajë çfarë është udhëzuar të shkruajë. Duke përshkuar qytetin, narratori reflekton për pasaktësinë artistike të tyre “Pothuajse në asnjë roman sovjetik nuk përshkruhej saktësisht Moska”.
Përkundrazi, përshkrimet e tij për qytetin janë një kritikë e ashpër dhe e hidhur: Sheshi i Kuq është “i shkretë”, muret e shtrira të Kremlinit kanë “diçka të mangët, shurdhane, një mungesë drame” turmat rrallohen “si gjaku që ngjitet me vështirësi në kokën e njeriut, kur ai e ka trysninë të ulët”.
Romani i Kadaresë është përkthyer në mënyrë të shkëlqyer nga përkthyesi David Bellos, nga një botim i vitit 1998 në frëngjisht, dhe kaq fatmirësisht nuk ngjan si një “telefon i prishur”. Humori i lehtë i Kadaresë, dëshpërimi dhe talljet sarkastike ndaj shkrimtarëve servilë, mbeten të paprekura. Drejt fundit të librit, këto tallje sa vete bëhen një kritikë më e ashpër dhe e hidhur, kur të gjithë shkrimtarët përfshihen në furoren që shpërthen ndaj lajmit se Boris Pasternak paskësh fituar Çmimin Nobel. Ndërsa natë e ditë nga transmetimi i radios dëgjohen mallkime të njëpasnjëshme për Pasternakun, shpalosen ngjyrat e vërteta të tyre. Heroi i Kadaresë vetëm sa ndalon për një çast dhe mendon si i mpirë se “Një e gjashta e dheut ndodhet nën sharje”.
Joshja kryesore e romanit të Kadaresë është mospranimi i tij për të luajtur lojën për të cilën është përzgjedhur që të luajë dhe kafshimi i dorës autoritare që e ushqen. Një kënaqësi tjetër mund të përjetohet ndërsa ndjek pranëvënien mendjemprehtë të baladave të lashta shqiptare me arratitë e tij reale dhe sureale. Folklori ballkanas përshkon shumë nga poemat dhe romanet e Kadaresë, veçanërisht “Kush e solli Doruntinën” (2011), por këtu autori e përdor folklorin për një efekt të epërm, për të shpuar tejpërtej artificet e kulturës letrare sovjetike.
Një roman i hershëm, vende-vende disi bazik, “Muzgu i perëndive të stepës” shënjohet, sidoqoftë, nga madhështia dhe është një shtesë e mirëpritur e veprës së Kadaresë. Ai e ka marrë tashmë çmimin Man Booker International. Nëse drejtësia ekziston, ai do të kthehet dikur në Europën Veriore për të kaluar nga pretendent i përjetshëm i Nobelit në një fitues që duhet ta kishte marrë me kohë këtë çmim.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025
Post Views: 88
Previous Post

Berisha: Ligji për KLD në kundërshtim me konventat ndërkombëtare

Next Post

PD: Rama, 22 ditë heshtje për dhunën në Kuvend

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

PD: Rama, 22 ditë heshtje për dhunën në Kuvend

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.