Deklarata e kryeministrit Edi Rama, se në Himarë jeton minoritet grek, është një e pavërtetë historike. Kështu deklaroi deputetja Jozefina Topalli me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook”. Sipas ish-kryeparlamentares Topalli, Rama është i pari kryeministër në vend që shqiptar diçka të tillë.
“Një dëm tjetër të madh i bëri sot Rama vendit, dhe shqiptarizmëz! Ai tha se në Himarë jeton minoritet grek!!!!! Ky është kryeministri i parë që shqipton këtë të pavërtetë historike!”-citohet në mesazhin e Topallit.
Sipas Topallit, Rama po i bën një dhuratë të pamenduar ekstremistëve grek. “Ky po i bën një dhurate të pamenduar as nga vetë ekstremistet grek!Prisni prisni, nuk keni parë asgjë akoma!!! Ky kryeministër është me kosto shumë të rëndë për vendin dhe interesat kombëtare!!”-përfundon mesazhi i Topallit.
Sot, kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, duke folur për Reformën Territoriale, deklaroi se në Himarë jeton minoritet grek, deklaratë e cila siç duket ka ngjallur polemika.















