Kontrolli i ministrisë së Brendshme raportoi se punonjësja Shqipe Spahiu paguhej kur ka qenë jashtë Shqipërisë
Denion Ndrenika
Ministria e Brendshme kallëzoi në prokurori dy ish-titullarë të Gardës së Republikës për abuzime financiare.
Ish-zyrtarët Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha u gjetën sipas kontrollit të brendshëm (auditit) se i kishin dhënë rrogën një punonjëseje të Gardës së Republikës pa qenë fare në Shqipëri.
Kontrolli i ministrisë raportoi se punonjësja Shqipe Spahiu paguhej në mënyrë të padrejtë ndërmjet viteve 2010-2013, kohë kur ka qenë jashtë Shqipërisë.
Shqipe Spahiu ka ushtruar detyrën e Shefes së Departamentit të Burimeve Njerëzore në Gardën e Republikës.
Ndrea Prendi ka qenë Komandant i Gardës së Republikës kurse Artan Hoxha, Shef i Shtabit dhe më pas i komanduar si Komandant.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















