Vila që shihni në fotot më lartë dikur ishte kryeqendra e mbledhjeve të kartelit të drogës Medellin. Vila e ndërtuar prej Pablo Escobar në ishujt kolumbianë të Rosarios e lënë në harresë është shndërruar tani në një vend ku kullosin derrat.
Mure që u ka rënë suvaja, pishina pa ujë e të mbytura nga papastërtia, dritare të thyera e bar e palma ku nuk është vënë dora e njeriut. Këto janë pamjet që ofrohen sot nga vila që dikur ishte njëra nga strehat e shenjta të Escobar.
















